Kulla e Tupellëve
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2001 30.09.2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Jo larg qendrës së qytetit, në rrugën “Marie Shllaku”, pa numër, gjendet objekti profan urban, kulla me etazhitet P+1, në popull e njohur si Kulla e Tupellëve. Kulla është ndërtuar nga Haxhi Fazli Tupella, në dekadën e dytë të shek. XX. Ndërtimi i kullës zgjati 4 vite, nga viti 1918 deri në vitin 1922. Materiali guror u sigurua nga fshati Zasellë, nga vendi i ashtuquajtur "Livadhi i cekllit". Kulla kishte funksion të banimit. Përveç disa intervenimeve në enterier, në aspektin funksional, objekti kryesisht ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Në fund të oborrit të rregullt, të rrethuar me mure guri, është ngritur ndërtesa me dispozitë drejtkëndëshe, kulla me etazhitet P+1. Faqja ballore dhe hyrjet në objekt janë me orientim nga jugu. Objektin e karakterizojnë ndarja në dy njësi banimi me hyrje të veçanta. Përkundër disa intervenimeve në enterier, objekti edhe sot ruan karakteristikat e ambienteve të banimit në dy etazhe. Ndërtimi i takon tipit të ndërtimit të kullave, të realizuara kryesisht me mure të muratuara me material guror, me teknikë “rustika”. Lidhja e mureve dhe sipërfaqes së kulmit është realizuar përmes strehës së profiluar dhe të punuar me tulla të argjilës së pjekur. Ambientet e brendshme janë të suvatuara dhe të gëlqerosura. Plafonët janë të realizuara me dërrasa. Portat hyrëse me përfundim harkor dhe dritaret drejtkëndëshe me parmak metalik janë të theksuara dhe të formësuara me blloqe guri të latuara. Zdrukthëtaria, shkallët e brendshme, konstruksionet meskatore si dhe konstruksioni klasik i kulmit katërfaqësor janë të punuara nga druri. Mbulesa e datimit më të vonshëm është me pllaka të valëzuara të sallonitit. Trupat e oxhaqeve janë të muratuara me tulla të plota të argjilës së pjekur. Objekti i nënshtrohet rreziqeve nga faktorët natyrorë, fizikë dhe ndryshimit shoqëror social. Mungesa e kujdesit nga institucionet përgjegjëse vërehet dukshëm për shumë vite. Kulla u nacionalizua në vitet pas Luftës së Dytë Botërore. Objekti është pronë komunale. Gjatë viteve '50 kulla funksiononte si burg, ndërsa deri në vitet '80 shfrytëzohej si depo e N.T. "Lux". Kulla është e banueshme, shfrytëzohet nga familjet me status social të pazgjidhur të banimit.