Kulla e Sahatit e Mahmud Pashës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 04.09.2002
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Sahat Kulla e Mahmud Pashës ndodhet në pjesën lindore të fshatit Mamushë gjegjësisht në oborrin e Xhamisë së Kamber Beut. Sipas burimeve shkrimore Mahmud Pashë Rrotlla e ndërtoi kullën në shek. XIX në shenjë bamirësie. Mbi portën kryesore të kullës gjendet mbishkrimi në pllakë të mermerit në gjuhën osmane, me shkrim Sulus, me këtë përmbajtje: “Fi shehri-ramazan – 1231” që përkon me vitin 1815. Sahat Kullat janë ndërtuar për orientimin e banorëve për kohën në përgjithësi, për kohën e faljes, kohën e hapjes dhe mbylljes së shitoreve. Kullat janë vendosur në pozita strategjike për përcjelljen e situatës, sikurse përhapja e zjarreve dhe vëzhgimi i situatës së sigurisë. Baza e Sahat Kullës së Mahmud Pashës është kënddrejtë, e ndërtuar me gur vendor të gdhendur, të lidhur me llaç gëlqeror. Objekti nuk është i suvatuar ku shihet qartë struktura e muratimit. Pjesa e epërme përfundohet me kulm katër ujor dhe është e mbuluar me llamarinë. Mbi trupin e kullës gjendet koka me planimetri katrore, ku ishte e vendosur ora. Kjo pjesë e epërme mbulohet gjithashtu me kulm katër ujor, të mbuluar me llamarinë. Hyrja në Sahat Kullë realizohet nëpërmjet portës nga druri, me kornizë gjysmë rrethore nga gur të gdhendur. Nga porta, në brendi gjenden shkallët dy krahëshe nga druri që shpijnë në pjesën e epërme të Kulës. Mekanizmi i orës ekziston por nuk funksionon. Duke filluar nga viti 2017është hartuar projekti i restaurimit dhe kanë filluar ndërhyrjet restauruese, të cilët janë financuar nga organizata qeveritare turke “Vakiflar”. Në kuadër të këtij projekti janë bërë ndërhyrjet në strukturën e mureve, stukturë të kulmit, dhe rehabilitim i hapësirës së brendshme duke përfshirë rindërtimin e shkallëve dhe trajtimin e mureve. Në oborr, në afërsi të Sahat Kullës është ndërtuar një ndërtesë shumë-funksionale dhe është bërë rregullimi i ambientit rrethues dhe oborrit.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 001341
Emri: Kulla e Sahatit e Mahmud Pashës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Mamushë
Lokaliteti: Në qendër pranë xhamisë
Kodi Postar: 25040
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Kroi i Destan Kabashit
Shtëpia e familjes Pomaku
Teqja e Kaderive Zingjirli
Kompleksi i Karabashit
Kisha e Shën Spasit