Kulla e Sefedin Zasellës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Historiku
Në terrenin me rënie të lehtë në lagjen e “Abazëve” në fshatin Zasellë, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sefedin Zasellës. Sipas të dhënave të marra nga Ibrahim Sefedin Abazi, kjo kullë është ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, dhe është ndërtuar në të njëjtin vit kur është ndërtuar Kazerma e Vjetër në Mitrovicë, e që i takon shek. XIX. Kulla ka funksion banimi. Kati përdhese ka dy hapësira për përgatitjen e ushqimit gjatë ditës, dhe një hapësirë për ruajtjen e ushqimit familjar. Kati i sipërm ka tri dhoma, dy dhoma gjumi, ku në kuadër të njërës dhomë është edhe hamamxhiku. Gurët për ndërtimin e kullës janë marrë te livadhi siç e quajnë fshatarët “Livadhi i cekllit”. Kulla ka kryer funksione të shumta. Ka shërbyer si vend për bashkimin e lagjes për të zhvilluar lojëra të ndryshme kulturo-artistike dhe mbajtjen e shumë ceremonive të jetës shoqërore. Kulla e ngritur mbi themele guri, me mure konstruktive, me blloqe të latuara, arrin etazhin (S+K). Konstruksionet e meskatit, kulmit dhe tavanit janë nga druri. Hapjet për ndriçim janë dritaret katër këndore me kornizë me blloqe guri. Dera e hyrjes në pjesën e sipërme përfundon me hark të formësuar nga gurët. Kulmi katër faqësor është i mbuluar me tjegulla tradicionale. Zemërgjerësia dhe bujaria e pronarit të kullës, Sefedin Zasella, ia shton vlerën sociale objektit në fjalë. Me fillimin e përhapjes së Abetares në gjuhën shqipe në këtë kullë janë ruajtur ekzemplarët për rajonin e Shalës. Kulla ishte e banuar deri në vitin 2003. Edhe në periudhën e luftës ka shërbyer si vendstrehim për refugjatë. Në kullë nuk hasim në intervenime të tjera nga koha e ndërtimit, në përjashtim të kornizave të hapësirave të ndriçimit. Gjendja në të cilën gjendet kulla nuk është e mirë, është duke shkuar drejt një shkatërrimi, nuk banon askush dhe ajo tani ka funksion ahuri. Objekti është rrënuar nga pronari në vitin 2016.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 004009
Emri: Kulla e Sefedin Zasellës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Mitrovicë
Lokacioni
Shteti: N.A.
Komuna: Mitrovicë
Qyteti/Fshati: Zasellë
Lokaliteti:
Kodi Postar: 40000
Emri i rrugës: f.sh. Zasellë
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha:
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Teqja e Hafuz Halil Mripës
Shtëpi Banimi e Asim Leniqit
Kulla e Tupellëve
Hotel "Jadran"
Xhamia në Vllahi