Kulla e Shaban Gjukaj
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 857/2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Historiku
Kulla e Shaban Xhukaj, apo siç e quajnë populli Kulla e familjës Xhukaj, e ndërtuar në kohën e Sadri Rrustë Xhukaj në shek. XIX. Në kohën e pregaditjes së Kuvendit të Lidhjës së Pejës. Atëdhetari i dalluar Haxhi Zeka, me të kthyer nga Shqipëria, u ndal mu në këtë kullë të Xhukaj, ku u bë njoftimi për aktivitetet e LKSH në prag të mbajtjës së Lidhjës së Pejës. Gjatë viteve 1908-1912, udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, vendosën që të organizonin një kryengritje të përgjithshme shqiptare për liri dhe pavarësi, përkatësisht çlirim nga zgjedha e sundimit otoman.Pas vendimve të Kuvendit të Junikut, në Strellc u vendosen forcat e lëvizjës kunder ushtarve turq.Në këtë kullë ishin edhe aktivist të dalluar të LKSH si: Isa Boletini, BajramCurri, Demë Ali Pozhari etj. Kulla e familjës Xhukaj, që nga shekullit XIX-të ka një randësi të veçantë. Kulla ishte ndërtuar nga mjeshtrit shqiptar, kurse matriali qe është përdorur ishte druri gështenje dhe guri me lloq gelqeror. Siç shihet, kulla është një tip i banesave të fortifikuara që u ndërtua masivisht në kushte të caktuara historike dhe që pati qëllim të caktuar. Ndërsa katet, koncepti arkitektonik dhe funksional i kullës janë verësi nga pozita ekonomiko-shoqërore e familjës, ndërsa në disa raste edhe nga numri i anëtarëve të familjës. Ngritja e kullës në lartësi e bën atë edhe më të forte, duke e shtuar mbrojtjen dhe sigurinë e familjës. Kulla ndahet në tri etazhitete. Kati përdhes (ahuri) zakonisht është përdorur për strehimin e kafshve dhe vendosjen për disa ditë ushqimin e kafshve.Ahuri është ende në funksion, ka grazhdin për vendosjen e ushqimit për kafshë dhe shkallët për tu ngjitur në katin e parë. Kati i parë Ishin Dhomat e fjetjes; ato janë me një randësi të posaqme në kompleksin e kullës.Dhomatjanë të rreshtuara njera pranë tjetëres në këtë katë të ndara me hatëlla dhe të lyra me lloq gelqeror. Zakonisht këto janë vetëm për fjetje.Por në dhoma ekziston një oxhak dhe hamamgjik.Nga ky katë janë shkallët që të dergonin në aktin e dytë apo në divahanen e odës së burrave. Sot kzistojnë vetëgjurmet. Tani të gjitha këto dhoma të fjetjes janë demoluar dhe nuk janë në funksion. Oda e burrave; e cila paraqitet në katin e sipërm është pjesa më karakteristike e kullës.Në Odën e burrave ende ekzistojnë disa mbetje të inventarit dhe të interierit të odës si: Oxhaku i vogël për nxemje dhe pjekjen e kafës, dollapi për vendosjen e ushqimit, si dhe Të gjitha këto elemente se bashku me tavanin janë damtuar. Por ekzistojnë pjeserishtë. Divanhanja; e odës së burrave është një hapësir para odes së burrave.Në divanhane është edhe “baxha e ujit”për pastrim e hapur në murin e kullës. Divahnja ka shumë dritare të vogla dhe janë të hapura në mure në formë gjysemharkore.Ka edhe një oxhak dhe rrugën për nyjen sanitare.Momentalisht divahanja është e kalbur dhe e shkatruar por ekzistojnë disa pjesë ende.Kulla i takon variantës së kullës me dyshekllëk të gurit që nuk del nga muri perimetral. Dritaret e dyshkllëkut janë mbyllura por shifet ekzistimi i dritareve të vogla gjysemharkore të dyshekllakut. Në dyshekllëk ka disa qarje në mure dhe dritaret gjysemharkore. Kulla ka pasur intervenime gjatë kohës dhe janë be disa ndryshime si në dritare ku kemi hapje të reja. Në afersi të kullës janë larguar anekset.Kulla kishte me heret edhe një vezhgore për dy vetë në kulm por tani nuk ekziston. Kulmi ishte katërujor e mbuluar me tjegulla tradicionale.Kulla edhe pse nuk i ruan të gjitha elementet e gjendjes fillestare prap se prap si e tillë ka vlerën e vet arkitektonike e historike. Kulla është në listen e monumenteve në mbrojtje të përkohshme nën nr. rendor: 857 dhe në detabaz me nr. 003149, si monument me vlera kulturo-historike. 1. IAP: Gjurmimet Albanologjike-Foklor dhe Etnologji: dr. Mark Krasniqi: Shtëpit Shqiptare në Kosovë, Prishtinë 1971. 2. Dr. Fejaz Drançolli: Kullat Shqiptare, Prishtinë 2001. 3. MKRS: Trashëgimia e evidentuar në Kosovë, Prishtinë 2005. drujtë e çergës sëmadhe dhe të vogël. Përveç këtyre kemi edhe tavanin prej shikllave qe ekzistojnë ende disa pjesë, raftat e profilizuar, trapazani dhe dera e odës e punuar nga druri.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 004058
Emri: Kulla e Shaban Gjukaj
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Deçan
Qyteti/Fshati: Fshati Strellci i ulët
Lokaliteti: Strellci i ulët
Kodi Postar: 51000
Emri i rrugës: Strellci i ulët
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Brahim Hoxhës
Kulla e Ramë Shabanit
Kulla e Demë Ali Pozharit
Kulla e Muhamet Dervish Qekaj
Kulla e Lah Selmanit