Kulla e Ramë Shabanit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-138/80
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Kulla e Ramë Shabanit-Prapaqan –Deçan Kulla si banesë e fortifikuar e familjes Shabanaj gjendet në fshatin Prapaqan të Deçanit. Ndërtimi i takon gjysmës së dytë të shek. XIX sipas variantës pa dyshekllëk. E shtrirë në tri kate, Kulla e Ramë Shabanit ka planimetrinë drejtkëndëshe, me dimensione 9.90m x8.30m. Si kundër edhe kullat tjera fshatare të Dukagjinit, është ndërtuar me material të kombinuar. Gurët lumor të pa përpunuar janë përdorur për ndërtim të mureve, ndërsa gurët e latuar janë përdorur në qoshet e ndërtesës dhe profilet e dyerve dhe dritareve. Poashtu është përdorur llaçi gëlqeror dhe druri. Muret periferike janë të ndërtuara nga guri me gjerësi prej 85 cm, ndërsa muret e brendshme janë nga druri me mbushje nga dërrasat dhe balta. Aktualisht konstruksioni I kulmit është mbindërtuar . Kulmi është katërujor, me tjegulla gjysmë-mediterane. Në aspektin arkitektonik kulla ka këtë shtrirje kompozicionale. Përdhesa është hapësirë një pjesëshe. Brenda saj kemi një shtyllë të dekoruar e cila vazhdon të ruaj gjendjen origjinale. Në mure ka hapje me dimensione të vogla, sikurse frëngji, të cilat nuk krijojnë ndriçim të mjaftueshëm. Në përdhesë gjendet porta hyrëse me profil harkor nga guri i latuar. Dhe në afërsi të derës së drurit janë shkallët që të shpijnë në katet e sipërme. Në katin e dytë gjendet hyrja e mysafirëve, e cila poashtu është e kufizuar me formë harkore nga guri i latuar, megjithatë shkallët nuk ekzistojnë më. Në këtë mjedis gjenden edhe dhomat e gjumit, korridori dhe dhoma e zjarrit. Ndërsa kati i lartë përmban oden e burrave dhe divanhanen. Si pjesë e kompozicionit arkitektonik në të kaluarën ishte konzola me nyjën sanitare, mirëpo ajo është rrënuar plotësisht. Kulla e Ramë Shabanit si dhe i tërë kompleksi i vjetër i Prapaqanit gjatë vitit 1998 u granatua nga forcat ushtarake e policore serbe. Si rrjedhojë nga ndërtesa kishin ngelur vetëm muret konstruktive dhe pjesërisht kulmi, ndaj ndërtesa ishte në gjendje tejet të rëndë. Në vitin 2002 është inventarizuar dhe ka hyrë në listën prioritare për konservim dhe restaurim. Ndërsa në vitin 2012 nga CHwB-ja i është restauruar kulmi. Monumenti përgjatë kohës ka pësuar transformime të dukshme. Shquan ndërhyrja në dritare, ku disa prej tyre thuajse tërësisht kanë humbur formën origjinale, posaçërisht ato në përdhese dhe në katin e dytë. Dritaret e dyshekllëkut dhe ato të odës së burrave kanë ruajtur gjendjen origjinale. Kulla edhe në të kaluarën kishte statusit e monumentit nën mbrojtje. Vlerësohet se si tërësi arkitektonike monumenti akoma ruan origjinalitetin e kohës së ndërtimit. Tani kulla është pronë e trashëgimtarit Binak Ramë Berisha.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002826
Emri: Kulla e Ramë Shabanit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Deçan
Qyteti/Fshati: Fshati - Prapaçan
Lokaliteti: Prapaçan-Deçan
Kodi Postar: 51000
Emri i rrugës: Rr. Enver Berisha
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Zymer Himës
Kulla e Demë Ali Pozharit
Kulla e Brahim Hoxhës
Kulla e Lah Selmanit
Kulla e Muhamet Dervish Qekaj