Kulla e Haxhi Kamer Bicaj

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 982/2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011



Historiku


Kulla e Sali Osmon Bicaj, Vrellë, Istog Në kuadrin e kompleksit të kullave në Vrellë të Istogut , në Lagjen e Bicajve, afër Xhamisë së Tedelit, gjendet kulla si banesë fshatare, e njohur me emrin kulla e Sali Bicaj. Ky ndërtim u realizua nga mjeshtrit shqiptarë vendor dhe dibran në fillim të shekullit XIX. I takon tipit kullë fshatare, ndaj si monument i fortifikuar posedon vlera arkitektonike. Kulla e Sali Osmon Bicaj, që nga koha e ndërtimit ka pasur funksionin e banimit . Ajo është realizuar me material të kombinuar, si gur, dru dhe llaç gëlqeror, gjithnjë sipas teknikës së njohur rustika. Kishte dritare gjysmë harkore të rrethuara me gurë të qemerit. Megjithatë nëpër kohë disa nga dritaret ndërruan formë, duke ju përshtatur nevojave të banorëve për ndriçim. Si rrjedhojë në katin përdhesë dhe në odën e burrave ( në katin më të lartë) dritaret u zmadhuan dhe morën formë drejtkëndore. Sikundër edhe porta hyrëse, e cila tashmë është drejtkëndëshe. Objekti ka konstruksion të kulmit nga druri, me çati të thjeshtë katërujore të mbuluar me tjegulla tradicionale. Në fasadat e ndërtesës gjenden frëngji të vogla. Ndërsa në katin e lartë vërehen rozeta të vogla rrethore. E shtrirë në 3 etazhe, skema kompozicionale e brendisë përbëhej nga përdhesa si hapësirë një pjesëshe funksionale, që është përdorur si ahur për kafshë. Në këtë hapësirë gjendej edhe korridori dhe shkallët që krijojnë komunikimin me kate. Kati i parë përmbante si zakonisht dhomën e zjarrit, bulmetit dhe dhomat e gjumit (qilarët). Ndërsa kati më i lartë në mjedisin e tij kishte oden e burrave, divanhanen, korridorin e ngushtë dhe nyjën sanitare. Deri në vitin 1999, kjo kullë është përdoruar si objekt banimi për familjen e Osmon Bicaj. Për shkak të rëndësisë që kishte monumenti pas luftës u restaurua nga MKRS, prandaj me disa intervenime në kulm dhe mbulesë me tjegulla tradicionale (gjithnjë duke ruajtur origjinalitetin) kulla është adaptuar për banim, ndaj edhe sot ka funksionin e njëjtë.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002419


Emri: Kulla e Haxhi Kamer Bicaj


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Istog


Qyteti/Fshati: Fshati Vrellë


Lokaliteti: Fshati Vrellë - Istog


Kodi Postar: 31000


Emri i rrugës: RR. " SKENDËR MARAJ " - TEDEL



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX