Kulla e familjes Fejzullahu
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2002
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 08. 10. 2021
Historiku
Fshati Zotaj gjendet 9 km në lindje të Shtimës. Shtëpia e familjes Fejzullahu gjendet në hyrje të fshatit dhe ka vlera të trashëgimisë kulturore arkitektonike, karakteristike për Rrafshin e Kosovës. Duke u bazuar në stilin dhe teknikën e ndërtimit me tulla argjile të pjekur, supozohet se kjo ndërtesë i takon gjysmës së dytë të shekullit XIX. Kulla ka planimetri katrore dhe është e ndërtuar në përdhes dhe kat, ku kati ka një lartësi më të madhe se katet e zakonshme. Në përdhes gjendet një dhomë dhe korridori ku janë të vendosura shkallët për katin e parë. Ndërsa në katin e parë janë dy dhoma të mëdha. Kulla është e ndërtuar nga tulla të pjekura, me themele nga guri dhe mbulohet me kulm katër ujor të mbuluar me qeramidhe tradicionale. Fasada e kullës është karakteristike për trajtimin e saj pa suvatim, ku shihet qartë struktura e mureve dhe renditja e tullave. Hapjet kanë kryesisht formë drejtkëndëshe dhe disa prej tyre në pjesën e sipërme janë harkore, me kurorë gjysmë rrethore të punuar me tulla. Në enterier janë ruajtur elementet origjinale sikurse tavanet e punuara me pllaka druri. Shtëpia e Familjes Fejzullahu paraqet një shembull të veçantë të ndërtimit për këtë rajon, dhe dallohet nga ndërtimet e periudhës së njëjtë.