Kulla e Isuf Sadikut
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014
Historiku
Kulla gjendet në fshatin Nivokaz dhe është ndërtuar në shek. XIX. I takon tipit të kullave trekatëshe (tipike për Rrafshin e Dukagjinit), dhe ka shërbyer kryesisht për banim. Kulla është e punuar nga materiali i gurit si në themele ashtu edhe në mure. Sipërfaqja më e madhe e mureve është punuar nga gurët e lumit në formë të çrregullt përveç këndeve të kullës dhe dyshekllëkut, që janë të punuara nga gurë të latuar. Muret e brendshme – ndarëse janë të punuara nga druri, me përforcime vertikale. Konstruksioni i ndërkatit është nga trarëza druri të bungut, me dysheme të punuar nga dërrasat. Kulmi po ashtu është i punuar nga trarë dhe mahi druri e të mbuluara me tjegulla mediterane. Fillimisht, kulmi ishte i mbuluar me qeramidhe tradicionale, të cilat u zëvendësuan me tjegulla pas punimeve konservuese- restauruese të kryera gjatë vitit 2014. Streha është e formuar nga dy dalje anëcakë, me pllaka guri deri në 20 cm. Përdhesja si zakonisht është përdorur si ahur. Kati i parë për banorë të shtëpisë ndërsa kati i dytë, që përbëhet nga oda e mysafirëve dhe dyshekllëku, kanë qenë të dedikuara për pritjen e mysafirëve. Dera dhe hapjet janë të ruajtura përveç tri prej tyre që janë të ndryshuara. Gjatë punimeve të cekura më lart janë sanuar edhe dëmtimet e shumta në muret e jashtme të kullës, kurse në enterier nuk është intervenuar fare. Prandaj tavanet, dyshemetë, vatra, shkallët dhe dyshekllëku janë në gjendjen siç kanë qenë në fillim.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003497
Emri: Kulla e Isuf Sadikut
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Fshati Nivokaz-Gjakovë
Lokaliteti: Fshati Nivokaz
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: Fshati Nivokaz
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Xhamia e Hasan Agës
Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe
MEDRESA E MADHE
HANI I HARAQISË
Ura e Terziut