Kulla e Ibish Alisë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014
Historiku
Kulla gjendet në fshatin Brovinë dhe është një ndër kullat me dukjen më madhështore nga të gjitha objektet e këtij lloji. Kulla është ndërtuar në shek. XIX dhe i takon tipit të kullave të Rrafshit të Dukagjinit. Kulla ka shërbyer për banim dhe fortifikim. Kulla është ndërtuar në tri etazhe. Themelet i ka nga guri. Të gjitha muret janë nga 70 cm prej gurit. Konstruksioni ndërkatësh është i ndërtuar me trarë të drurit me dimensione të mëdha. Dyshemeja është e shtruar me dërrasa. Konstruksioni i kulmit është nga druri. Gurët e objektit janë të ngjitur me llaç gëlqeror. Nga rruga kryesore, në katin e tretë kemi dyshekllëkun në këndin e kullës i punuar me gurë të latuar dhe dritare të vogla me përfundim harkor. Dyshekllëku nga guri tregon se kjo kullë i takon periudhës më të vonë, meqë në fillim dyshekllëqet punoheshin nga druri. Edhe këndet e kullës janë të punuara me gurë të latuar, ndërsa pjesa tjetër e mureve është e punuar me gurë lumi me forma dhe madhësi të ndryshme. Shumë nga dritaret janë rritur për arsye të ndriçimit, prandaj forma e sotme e tyre nuk i takon gjendjes origjinale. Në kulm nga rruga kryesore, kemi edhe një baxhë (dalje për në kulm). Hyrja kryesore për në kullë është nga oborri. Të veçantë nga kullat e tjera këtë kullë e bën aneksi i hyrjes, që përbëhet nga porta e vogël dhe porta e madhe (porta e madhe shërbente për hyrje të pajisjeve bujqësore dhe qerreve). Portat janë të punuara nga gurët e latuar dhe përfundojnë me harqe që i japin kullës një pamje madhështore nga rruga kryesore. Kulmi i kullës por edhe i portalit është i mbuluar me qeramidhe tradicionale.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003495
Emri: Kulla e Ibish Alisë
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Fshati Brovinë-Gjakovë
Lokaliteti: Fsh.Brovinë
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: Fshati Brovinë
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Nekropoli tumular i Ponoshecit
MEDRESA E MADHE
Ura e Tabakëve
Xhamia e Hasan Agës
Kulla e Sylejman Vokshit