Kulla e Hysni Koshit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 10.04.1980 - nr.02-137
Historiku
Kulla e Hysni Koshit gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe, afër këtyre monumenteve: Teqeja e Sheh Ruzhdisë, Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Kulla e Sylejman Vokshit, Kulla e Avdullah Pashë Drenit. Objekti është ndërtuar nga fundi i shek. XIX viti 1870, si vepër e arkitekturës popullore, kullës fortifikuese, karakteristikë kjo e rrafshit të Dukagjinit. Është ndërtuar nga mjeshtrit vendas shqiptarë dhe ka karakteristikë të veçantë arkitektonike duke paraqitur një variant të posaçëm të rrafshit të Dukagjinit. Shquhet me cilësi të mbyllura të cilat i japin ndërtimit të kësaj kulle tiparet e caktuara mbrojtëse dhe fortifikuese. Kulla është ndërtuar me gurë natyralë dhe të gdhendur me madhësi të ndryshme. Në katin e sipërm dritaret janë gjysmëharkore, kurse në përdhese dhe në katin e parë dritaret janë katërkëndëshe. Ka pësuar ndryshime në enterierin e brendshëm, kurse pak në atë të jashtëm.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002706
Emri: Kulla e Hysni Koshit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Gjakovë
Lokaliteti: Çarshia e Madhe
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: “Ismajl Qemajli”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
MEDRESA E MADHE

Mejtepi Ruzhdije - Shkolla e parë Shqipe

Nekropoli i tumulave të Rogovës
XHAMIA E GËRQARVE
Tabhanja