Kroi i vjetër
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003
Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Kroi i gurit, ndryshe i quajtur edhe si Kroi i Haxhive, gjendet në pjesën jugperëndimore të qendrës së vjetër të Rahovecit. Në bazë të mbishkrimit në gjuhën osmane, është ndërtuar në vitin 1813. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot shërben si krua publik i lagjes, për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve me ujë të pijshëm. Uji në krua vjen me rënie të lirë nga burimi Zhdrella. Kroi i takon tipit të krojeve të mbështetura të cilat janë ndërtuar kryesisht në kënd të rrugëve. Ka një trajtim të thjeshtë dekorativ. Përbëhet prej dy pjesëve, ballores dhe vaskës. Ballorja ka planimetri drejtkëndore, dhe është punuar nga gurët e gdhendur në formë drejtkëndëshi të lidhur me llaç gëlqeror. Pjesa e sipërme e ballores përfundon në formë të timpanorit dhe mbulohet me një kulm dyujor të formësuar nga rrasa gurësh. Në mes të timpanorit është gdhendur një gur në formë rrethi, ku paraqitet dielli dhe rrezet e tij. Në këndin e poshtëm në të djathtë gjendet nisha për vendosjen e sapunit dhe rekuizitave të tjera. Vaska ka planimetri jo të rregullt në formë katërkëndëshi, e punuar nga guri gëlqeror monolit. Mbishkrimi, i cili gjendet në anën lindore të murit, është i shkruar në gur gëlqeror me stilin kufi dhe përmban datën e ndërtimit të kroit. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më tani, kroi ka mbetur në vendin fillestar me disa adaptime të vogla. Ky krua me formën, përmasat, teknikën e ndërtimit dhe trajtimin artistik paraqet një shembull të veçantë të krojeve publike të ndërtuara gjatë shek. XIX në Rahovec. Në pjesën jugore të shtëpisë shtrihet oborri i rrethuar me mur, që e ndanë hapësirën e shtëpisë nga rruga kah ana juglindore. Në oborr janë ndërtuar ndërtesa të reja për të plotësuar nevojat e pronarëve, duke e ngulfatur pamjen e kësaj kullë-shtëpie. Pozita e vendosjes së kullës, fasada ballore e theksuar, materialet dhe teknika e ndërtimit, enterieri i dekoruar me elemente të drugdhendjes së bashku krijojnë karakteristikat kryesore të kësaj kullë-shtëpie.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 001792
Emri: Kroi i vjetër
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Rahovec
Qyteti/Fshati: Rahovec
Lokaliteti: “Sheshi i Republikës”
Kodi Postar: 21000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Minarja e xhamisë së fshatit Drenoc
Sahat kulla - Rahovec
Tyrbja e Baba Hasanit
Teqja Halveti
Ura e gurit