Kulla e Ahmet Islamit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014
Historiku
Kulla gjendet në fshatin Dujakë të Gjakovës dhe është ndërtuar në shekullin XIX. Kulla është tipike e Rrafshit të Dukagjinit, që do të thotë se ka shërbyer për banim dhe fortifikim. Stili i ndërtimit është tradicional. Kjo kullë përbëhet nga dy etazhe, përdhesja që ka shërbyer për bagëti, si ahur, dhe kati i parë që në popull njihet si kati i robnisë, gjegjësisht i familjarëve. Kati i parë i kullës përbëhet nga oda e burrave me vatër brenda dhe abdes-hanen në korridor. Kulla është ndërtuar nga materiali i gurit, të cilët janë të dimensioneve më të mëdha se zakonisht, ndërsa këndet e kullës janë të punuara me gurë të latuar. Konstruksioni ndërkatësh është nga trarët e drurit me dimensione të mëdha ndërsa dyshemeja është e shtruar me dërrasa. Qasja në katin e parë bëhet me anë të shkallëve të jashtme, nga materiali drunor, që kanë veshje anësore me dërrasa dhe është e mbuluar me qeramidhe tradicionale. Në këtë kullë janë kryer disa punime konservuese – restauruese, kryesisht në dyer, dritare dhe kulm. Janë bërë po ashtu përforcime në konstruksionin e ndërkatit. Kjo kullë nuk e ka çardakun nga guri, që do të thotë se i takon tipit më të vjetër të kullave. Kontruksioni i kulmit është nga druri, i mbuluar me tjegulla tradicionale.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 001710
Emri: Kulla e Ahmet Islamit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Fshati Dujakë-Gjakovë
Lokaliteti: Fsh.Dujakë
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: Fshati Dujakë
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Muzeu Etnografik
Teqja e Shejh Banit
.jpg)
Shtëpia e Ismet Zhavelit

Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe
TEQJA E SHEH EMINIT