Kulla e Binak Dinës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012



Historiku


Kulla e Binak Dinës-Raushiq-Pejë Në dalje të fshatit Raushiq, ekziston Kulla tre katërshe (sipas njehsimit të popullit) e Binak Dinës, e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Ky ndërtim, banesë e fortifikuar posedonte të gjitha cilësitë e kullave trekatëshe të Rrafshit të Dukagjinit. Kishte funksion të banimit, bazë katrore dhe shtrihej në tri nivele sipas kësaj renditje: Përdhesa është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati më i lartë kishte odën e burrave të cilës i paraprinte divahanja. Teknika e ndërtimit është me gurë të latuar (rustika) dhe më pak të latuar, përderisa dyshekllëku është nga druri. Ka çati të thjeshtë katër ujore me tjegulla tradicionale. Pra Kulla i takon variantes së vjetër të kullës me dyshekllëk të drurit që nuk del nga muri perimetral i objektit . Si në shumicën e kullave edhe këtu na prezantohen frëngji pushke në përdhese dhe në katin më të lartë. Pos vlerës arkitektonike ajo ka edhe rëndësinë e saj historike, e posaçërisht gjatë periudhës 1998/99 gjatë luftës së fundit kundër okupatorit serb. Objekti është djegur gjatë vitit 1999 nga forcat serbe. Ishte në gjendje shumë të dëmtuar, mirëpo pas restaurimit i është kthyer pamja origjinale .



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000540


Emri: Kulla e Binak Dinës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Fshat Raushiq


Lokaliteti: Raushiq


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Raushiq



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XIX