Kalaja e Llapushnikut
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2106
Historiku
Shtrihet rrëzë majave të maleve të Drenicës, në jug të Grykës së Llapushnikut, rreth 10 km në jugperëndim të qendrës komunale të Drenasit. Kalaja e Llapushnikut kishte një mur kështjellar me dimensione rreth 200 me 300 m. Muri ka pasur trashësi mbi 2 metra dhe kishte kulla. “Kulla e Kalasë” ka dimensione 10 x 10 m. Në tërë lokalitetin janë të pranishme tullat dhe tjegullat të periudhës së vonë antike.