Kalaja e Strocit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2004
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2012
Historiku
Në fshatin Stroc gjendet kalaja e njohur me emërtimin Gradina, lokalitet ky arkeologjik me indikacione të shfrytëzimit që nga parahistoria, antika e vonë dhe mesjeta e hershme. Në shpatet e kodrës, vërehen mure të vendosura në formë të kaskadave, që shkojnë deri lart në majë të kodrës. Këtu edhe në ditët e sotme, vërehen gjurmët e kullave dhe bedenave apo mureve rrethuese të kësaj fortese, me trashësi deri në 2 metra. Sipas konfiguracionit të terrenit dhe gjurmëve të evidentuara, supozohet se këtu gjendej një objekt me karakter kulti që mbase u ka shërbyer banorëve të saj lokalë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003607
Emri: Kalaja e Strocit
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Vushtrri
Qyteti/Fshati: Stroc
Lokaliteti: Gradina
Kodi Postar:
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Epoka e Hekurit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia
Shtëpi banimi - Mahmut Pashë Gjinolli
Muri i Zotnisë
Kulla e Kadri Hysenit
Hamami i Vjetër
Shtëpia e familjes Pantina