Kalaja e Veletinit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-694/66
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Fortesa e Veletinit, ndodhet rreth pesë kilometër në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 kilometër në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc që është një ‘ishull’ në kuadër të Komunës së Prishtinës, ndonëse fizikisht nuk bënë pjesë në të. Kalaja gjendët mbi kodrën Veletin dhe lartësia e saj maksimale kap kuotën prej 970 metër mbi nivelin e detit. Pozita gjeostrategjike e vendndodhjes së kalasë, me shikim drejtë minierave antike në pjesën lindore të saj, dhe në anën tjetër, pozita e qartë vëzhguese në krahun perëndimor që tërësisht komunikon me Ulpianën që gjendet në një rrafsh, e bënë këtë fortesë, një pikë shumë të rëndësishme të tërë këtij areali arkeologjik. Gërmimet e zhvilluara arkeologjike gjatë viteve të tetëdhjeta, rezultuan me faktin se kalaja kishte qenë e shfrytëzuar që nga periudhat më të hershme të eksploatimit të xeheve e të shkrirjës së metaleve dhe në vazhdimësi ishte ripërdorur dhe rindërtuar gjatë tërë periudhave kohore si; parahistorike, romake, antike e vonë e Mesjetare.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002930
Emri: Kalaja e Veletinit
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Shashkoc
Lokaliteti: Kalaja e Veletinit
Kodi Postar:
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Eneolit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia

Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)

Shtëpi banimi - Ish Akademia e Shkencave dhe e Arteve - Kosovë

Kompleks banimi "Emin Gjiku" - Muzeu Etnologjik

Xhamia e Mbretit (Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, Xhamia e Madhe)

Shkolla fillore "Elena Gjika"