Kalaja e Llanishtës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2008
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Historiku
Rreth 1 km në jug të Kaçanikut, në pjesën e ngritur në lartësinë prej 684 metrash mbi nivelin e detit, në lokalitetin Vranjak janë identifikuar rrënoja të një fortese ku dallohet qartë muri i trashë rreth 1.7 m, me lartësi relative 2.5-3m (të ruajtur), të punuar nga gurët e terrenit e të pagdhendur dhe të lidhur me llaç gëlqeror. Muri i punuar është vendosur mbi shkëmbin natyror. Kurse lart në kodër, muri ruhet deri në 50-60 m gjatësi, linja këto që ndjekin izohipsat e kodrës. Përmes një qafe të butë, komunikon me fshatin e Llanishtës.