Ish Hotel Unioni
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 6/90
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2019
Historiku
Ndërtesa e ish-Hotel “Union”, aktualisht ndërtesë e Qendrës Tregtare “Benetton”, është një prej shembujve të ndërtesave të shquara të stilit arkitektonik të modernizmit, në periudhën e ndikimit austro-hungarez në Prishtinë, e ndërtuar në shekullin XX,saktësisht në vitin 1927. Ndërtesa ka planimetri në formë të shkronjës “L” me një sipërfaqe prej 500 m². Sipas etazheve është e ndarë në bodrum, dy etazhe dhe nënkulm të tipit “mansarde”. Dominon vëllimi qendror i fasadës së ndërtesës, i realizuar në vendtakimin e dy krahëve të ndërtesës, në formë harkore, me kulm në formë shatori rrethor. Hyrja në kënd të ndërtesës është e theksuar me shtylla ndërsa dritaret janë të theksuara me dy shtylla dhe arkitrarë në formë timpanoni. Ndërtesa është realizuar për të kryer funksione hotelerie. Në fillim është quajtur Hotel “Nacional”, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore ndryshon emrin në Hotel “Skender Beg”, pas luftës ndryshon përsëri emrin në “Nova Jugoslavija” dhe dekadave të fundit të shek. XX dhe deri në vitin 2013 quhet Hotel “Union” dhe pas këtij viti kalon në funksion afarist-tregtar të quajtur Qendra Tregtare “Benetton”. Materialet e ndërtimit janë tradicionale, gurë, tulla të argjilës së pjekur dhe konstruksionet nga druri. Dominon mbulesa me pllaka të petëzuara të bakrit. Objekti gjatë kohës ka pësuar transformime kryesisht të vogla. Në vitin 2009 objekti është djegur. Gjatë shndërrimit në qendër tregtare mbështjellësi i objektit është ruajtur ndërsa brenda struktura e objektit është transformuar krejtësisht për t’i shërbyer funksionit të ri me plan të hapur. Ndërtesës i janë ndërruar dritaret e djegura dhe kulmi i është rindërtuar. Dy kënde të ndërtesës janë hapur për t’u vitrifikuar dhe kulmit i është shtuar një hapësirë në formën “L” të lakuar. Objekti sot është gjendje të mirë.