Kalaja e Harilaqit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1983
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 2016-2022
Historiku
Kalaja-fortesa e Harilaqit (shek. IV-VI) gjendet mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, e ngritur në një pozitë mjaft dominante, në perëndim të fshatit Harilaq, në lartësinë mbidetare prej maksimum 766 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet rreth 9 km në juglindje të Fushë – Kosovës dhe vetëm dy kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”. Kalaja kap një sipërfaqe të rrethpërshkuar me mure mbrojtëse prej rreth 1.3 hektari. Gërmimet arkeologjike në këtë kala kanë filluar në vitin 2005 dhe kanë vazhduar sistematikisht deri në vitin 2010, por janë kryer edhe disa konservime dhe konsolidime të mureve me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në gjashtë sezona kanë dalë në pah gjurmë të shumta të rrënojave të objekteve sakrale, profane dhe utilitare, si: tërë faqja e jashtme e murit rrethues të kalasë me kullat në akse, pastaj kisha me tri nefe dhe sakristi, si dhe dy struktura pothuajse identike në formë unazore të një kompleksi sakral. Gjithashtu material i bollshëm i lëvizshëm arkeologjik si vegla pune, stoli, monedha, tulla, fragmente qelqi dhe struktura arkitektonike që posaçërisht theksojnë periudhën e antikitetit të vonë, e në veçanti atë të kohës së Justinianit. Gjithashtu në këtë kala ka indikacione edhe të periudhave parahistorike, e në veçanti të kohës së metaleve, antikës e mesjetës, si dëshmi e vazhdimësisë së jetës në kala.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000707
Emri: Kalaja e Harilaqit
Klasa: Monument
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Fushë Kosovë
Qyteti/Fshati: Harilaq
Lokaliteti: Kalaja e Harilaqit
Kodi Postar: 12000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Antikiteti i Vonë
Shekulli: IV
Të rejat nga trashëgimia
Fortesa parahistorike e Bellaçecit (Bardh i Madh)
Nekropolë Mesjetare në Graboc të Ulët