Xhamia në fshatin Verbicë e Zhegocit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021
Historiku
Fshati Verbicë e Zhegocit shtrihet rreth 22 km në veriperëndim të Gjilanit. Është vendbanim kodrinoro – malor, përbëhet prej 11 lagjesh që janë mjaftë larg njëra prej tjetrës. Në fshatin Verbicë e Zhegocit gjendet Xhamia e Verbicës. Kjo xhami, sipas shënimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, është ndërtuar në vitin 1877. Xhamia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin e parë. Në pjesën hyrëse ka edhe çardakun të punuar me dru. Kulmi i saj është katërujës. E veçantë e kësaj xhamie është se nuk ka minare. Sipas banorëve vendës xhamia është ndërtuar nga Mustafë Buqevishta gjatë viteve 1877-1878. Xhamia ka të njëjtin konstruksion fillestar, Në brendi ndodhen mihrabi, mahvili e minberi të punuara nga disa elemente dekorative nga druri. Ndërsa objekti i xhamisë është realizuar me gurë, tulla e dru ndërsa elementi i drurit kryesisht është përdorur në enterier. Dritaret i ka të vogla, në formë katrore. Objektit i janë bërë renovime të nevojshme, kohë pas kohe nga fshatarët. Dritaret e drurit janë zëvendësuar me ato nga plastika, dera hyrëse është zëvendësuar me derë metalike, pjesa e tavanit është mbuluar me knauf duke mos larguar punimin e vjetër, dyshemeja është betonuar ndërsa është bërë edhe suvatimi i ndërtesës brenda dhe jashtë, si dhe tjegullat e vjetra të kulmit janë zëvendësuar me ato të rejat. Xhamia ende shërben për kryerjen e ritualeve fetare të popullsisë së kësaj ane. Opinion: Xhamia e fshatit Verbicë të Zhegocit pavarësisht disa ndërhyrjeve si dysheme, dritare e tavan , mund ti kthehet përsëri origjinalitetit të mëparshëm, pasi si vlerë arkitektonike dhe me vjetërsinë që ka është e rëndësishme për ne dhe gjeneratat e reja. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Xhamia e fshatit Verbicë e Zhegocit duhet të mbetet pjesë e listës LTKMP, meqë ka vlerë arkitekturore dhe për kohën nga e cila daton është e rëndësishme të ruhet për ne dhe gjeneratat e reja.