Xhamia e Terxhyman Iskenderit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Xhamia e Terxhyman Iskender Beut gjendet në pjesën verilindore të Prizrenit. Në mungesë të mbishkrimit, nuk dihet data e saktë e ndërtimit të xhamisë. Duke u bazuar në dokumentet e vjetra besohet se ajo është ndërtuar para vitit 1795 nga ana e Terxhyman Iskender Beut, i cili ka ardhur në Prizren nga Horosani. Iskender Beu ka qenë njeri i arsimuar dhe ushtarak me gradë të lartë (Su-Bashi) dhe ka qenë në kontakt me diplomatë të huaj. Ai ka qenë edhe përkthyes prej nga ka marrë nofkën "terxhyman". Xhamia ka qenë në funksion të besimtarëve për kryerjen e riteve fetare që nga koha e ndërtimit e deri më sot. Ndërtesa i takon xhamive të lagjes, që kanë dimensione modeste, të ndërtuara me teknikë tradicionale. Posedon hajatin e mbyllur, sallën e lutjeve dhe minaren. Xhamia ka bazë drejtkëndëshe të mbuluar nga brenda me kupolë, kurse nga jashtë me kulm katërujor. Në pjesën veriore gjendet hajati i mbyllur, të cilit i është shtuar edhe një kat. Më pas vijon salla e lutjeve e mbuluar me kupolë. Salla e lutjeve në gjithë gjerësinë e ka pjesën e mahvilit, e cila mbështetet mbi shtatë shtylla të drurit, të cilat në përfundim e kanë dekorimin "arabesk" të suvatuar me llaç. Në murin juglindor, në mes, gjendet mihrabi i dekoruar me forma gjeometrike, ndërsa kornizën e ka të zbukuruar me motive florale. Në të djathtë të mihrabit gjendet minberi i punuar prej druri të gdhendur. Muret janë të ndërtuara me gurë të ndryshëm. Në anën e jugperëndimore xhamia e ka të bashkangjitur minaren, me bazë rrethore të ndërtuar nga gurët shpuzorë. Gjatë viteve xhamia ka pësuar ndërhyrje joprofesionale të numërta me qëllim rinovimi dhe riparimi, si dhe janë ndërtuar anekse në oborr, duke humbur një pjesë të vlerave origjinale të saj.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000371


Emri: Xhamia e Terxhyman Iskenderit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Prizren


Lokaliteti: Dragoman


Kodi Postar: 20000


Emri i rrugës: “Hafiz Ismail Haki”



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII