Xhamia në Syriganë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021



Historiku


Xhamia e Syriganës – Syriganë, Skenderaj Xhamia e Syriganës ndodhet mes lagjeve “Kamberaj” dhe “Kajtazi” që shtrihen përgjatë luginës së lumit Gujafq. Xhamia u ndërtua në vitin 1825 me iniciativën e xhematit të fshatit Syriganë dhe lagjes “Loshaj”. Prona në të cilën është ndërtuar xhamia ka qenë pronë shoqërore, tani është pronar KBI-Skenderaj. Xhamia gjithnjë ka pasur funksionin e objektit sakral. Gjatë luftës së fundit të vitit 1998/1999 xhamia ka pësuar dëmtime. Ajo është e ndërtuar kryesisht me materiale tradicionale (gurë, dru dhe mbulesa e kulmit me tjegulla të rrafshëta të argjilës së pjekur). Xhamia është me etazhitet P+0 në enterier me formim të çardakut, i cili është i konstruktuar nga druri, dhe me rrethojë – gardh nga druri, me elemente dekorative. Në mesin e çardakut dominon zgjerimi në formë harkore, i cili përveç efektit funksional ka edhe efekt dekorativ. Në enterier të xhamisë dominojnë elementet konstruktive dhe dekoruese të drurit të pasura me motive gjeometrike. Muret janë të suvatuara dhe të gëlqerosura me llaç. Kornizat e hapjeve (dyer dhe dritare) janë të punuara nga druri. Deri në kohën e ndërtimit të minares, objekti karakterizohej si mesxhid. Ndërtimi i minares së xhamisë daton pas vitit 1999. Objekti i xhamisë nuk ka pësuar transformime.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003493


Emri: Xhamia në Syriganë


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Skënderaj


Qyteti/Fshati: Syriganë


Lokaliteti:


Kodi Postar: 41000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XIX