Xhamia e Cërnicës (Minarja)
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021
Historiku
Xhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton nga viti 1775. Xhamia ka shërbyer për ceremoni fetare myslimane. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, xhamia është djegur nga forcat serbe. Nga xhamia e vjetër vetëm minarja ka mbijetuar. Minarja ka bazament në formë katrore dhe trung në formë rrethor. Në pjesën e sipërme të trungut të minares gjendet galeria – sherefe e dekoruar me forma gjeometrike. Minarja mbulohet me kulm në formë koni – kylah, të mbuluar me llamarinë. Është e ndërtuar nga gurët e latuar të lidhur me llaç gëlqeror, dhe e suvatuar nga jashtë. Relikte të këtilla, sikurse minarja e Xhamisë së Cernicës, pas luftës së vitit 1999, u ruajtën nga populli si një pjesë e historisë së dhimbshme për brezat e ardhshëm. Në vitin 2006 në vend të xhamisë së djegur u ndërtua një xhami e re, por minarja e vjetër u ruajt. Në vitin 2012 kjo minare është restauruar dhe qëndron pranë xhamisë së re si dëshmi materiale e historisë. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Minarja e xhamisë në fshatin Cernicë komuna e Gjilanit, ka vlera historike, arkitekturore dhe të vjetërsisë. Ekipi vlersonë se objekti duhet të mbes në LKTMP.