Shtëpi banimi - Avdullah Avdullahu
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2002
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Historiku
Shtëpia e banimit me etazhitet P+1, e ndërtuar në fillim të shek. XX, gjendet në fshatin Llaushë e Ulët në komunën e Podujevës. Shtëpia ka planimetri me bazë katrore, ndërtuar në sistem “bondruk”. Kati përdhese është ndërtuar nga gurë të lidhur me llaç balte, ndërsa kati me qerpiçë. Kulmi ka konstruksion druri i mbuluar me tjegulla tradicionale njëlugore. Kati përdhese ka oxhakun dhe ka pasur funksionin e shtëpisë së zjarrit. Në pikëpamjen kompozicionale shtëpia veçohet edhe me çardak anësor zhvilluar brenda gabaritit të katit. Shtëpia nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, vetëm një dritare është murosur dhe duket se shkallët për në kat mungojnë. Shtëpia nuk shfrytëzohet dhe nuk është në gjendje të mirë.