Shtëpi Banimi - Nezir Hyseni

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021



Historiku


Në lagjen “Malet” të fshatit Gumnishtë, komuna e Vushtrrisë, në verilindje, në distancë 11 kilometra nga Vushtrria, gjendet një shtëpi banimi (sipas njësimit në popull) e Nezir Hysenit. Koha e ndërtimit të kësaj shtëpie i takon shek. XX. Shtëpia ka funksion banimi, me etazhe P+1. Kati përdhese ka qenë i ndarë njëri me tjetrin, njëra pjesë ka shërbyer për lënien e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër së bashku me oxhak ka shërbyer kuzhinë e familjes Hyseni. Kati i sipërm ka tri dhoma gjumi, ku çdo dhomë ka hamamxhikun e vet. Të gjitha dhomat kanë dalje në çardakun e hapur të rrethuar me gardh druri dhe shtylla me jastëk të profilizuar. Materiali për ndërtimin e kësaj shtëpie është marrë në fshat. Materiali bazë është guri dhe druri. Në hapësirat e ndriçimit shihen disa intervenime. Shkallët njëkrahëshe nga druri që lidhin katin përdhese me katin e sipërm janë mjaft të dëmtuara. Konstruksioni i drunjtë i kulmit të mbuluar me tjegulla meridianë në shumë vende është i dëmtuar dhe krijon lagështi në objekt. Shtëpia është jashtë funksionit, është e pabanuar.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 004011


Emri: Shtëpi Banimi - Nezir Hyseni


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: N.A.


Komuna: N.A.


Qyteti/Fshati: Gumnishtë


Lokaliteti: Vushtrri


Kodi Postar: 42000


Emri i rrugës: f.sh. Gumnishtë



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XIX