Shtëpi banimi - Smail Haxhiu
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2002
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Historiku
Shtëpia e banimit P+1 është ndërtuar në fillim në shek. XIX. Përdhesja na paraqitet si një hapësirë e vetme pa mobilim arkitekturor, përveç kamareve të hapura, një oxhaku në anën verilindore. Në mes të katit përdhese gjendet shtylla konstruktive e drurit me dimensione 23/23cm. Me tiparet që ka, kati përdhese duhet të ketë qenë shtëpia e zjarrit. Ndërlidhja me katin e banuar realizohet përmes shkallëve njëkrahëshe me zhvillim të improvizuar, të cilat të çojnë në hapësirën e çardakut. Në kat nga çardaku përmes hollit lidhet me tri hapësirat e banimit (odat) në anë dhe hamamxhikut në ballë. Shtëpia ka çati katërujore me konstruksion druri të mbuluar me tjegulla njëlugore. Ndërtesa është realizuar në sistemin “bondruk” mbi përdhesen me sistem masiv nga gurët mbi bazë drejtkëndore. Karakteristikë konstruktive me të cilën veçohet kjo shtëpi është balli, i cili del si anker në kat. Çardaku është realizuar me dru të punuar thjeshtë, pa ndonjë trajtim të veçantë estetik. Gjatë kohës, shtëpia ka pësuar ndryshime në skemën funksionale, në përdhese është mbyllur njëra hyrje dhe në kat nga mosmirëmbajtja shtëpia ka humbur hamamxhikun. Shtëpia është në gjendje të keqe.