Shtëpi banimi - Luan Rudi
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2000
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2019
Historiku
Shtëpia e Luan Rudit i përket fundit të shek. XVIII-të dhe gjendet në rrugën 'Tringë Smajli' në qendër të Prishtinës. Funksioni fillestar ishte destinim banimi, mirëpo gjatë kohës përdhesja është shndërruar në hapësirë afariste, përderisa kati shfrytëzohet ende për banim. Ndërtesa paraqet një shembull tipik të shtëpisë qytetare P+1 e tipit me çardak të mbyllur, erker të theksuar nga rruga, mure prej qerpiçi me trashësi 70cm dhe 30cm. Konstruksioni i dyshemesë është me trarë të drurit mbuluar me dërrasa, ndërsa komunikimi vertikal bëhet përmes shkallëve të punuara nga druri. Shtëpia ka çati katër ujore, të ndërtuar me lëndë druri dhe të mbuluar me tjegulla. Enterieri karakterizohet me dollapë të murit me dy krahë druri (yklyqe) dhe tavane të punuara nga druri me kornizë anësore të thyer në katër anët dhe me rozetë në qendër. Banesa ka arritur t’i mbijetojë kohës falë angazhimit të pronarëve (të fundit familja Rudi) megjithëse në gjendje të keqe fizike dhe me ndryshime në aspektin e dukjes dhe të funksionit. Duke marrë parasysh dëmtimet e ndërtesës e sidomos kulmit dhe mbulesës së tij, me mjetet financiare nga MKRS dhe me angazhimin e QRTK të Prishtinës, në dhjetor 2012 u bë zëvendësimi i trarëve të dëmtuar të kulmit me trarë të ri dhe mbulimi i sërishëm i kulmit me tjegulla. Intervenimi në objekt është ndërmarrë si hap emergjent për mbrojtjen e ndërtesës derisa të bëhet sigurimi i fondeve për konservimin e tërësishëm të tij. Duke u referuar në tipologjinë e saj dhe pozitën, kjo shtëpi përveç vlerave arkitektonike ka edhe vlera ambientale për qytetin e Prishtinës.