Manastiri i Shën Nikollës në fshatin Strazhë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2020/2021
Historiku
Manastiri i Shën Nikollës gjendet në fshatin Strazhë, rreth 8 km në veri të Gjilanit. Manastiri daton nga shekulli XVI, por gjatë hulumtimeve të bëra në terren, duke u bazuar në shtresat e mureve është vërejtur që ndërtesa posedon disa faza të ndërtimit. Ndërtesa aktuale është restauruar dhe nga gjurmët e restaurimit vërehen ndërhyrjet në stilin origjinal dhe ka disa elemente dekorative të cilat nuk përkojnë me mënyrën e restaurimit. Është kishë një anijate dhe ka planimetri në formë të katërkëndëshit. Në dy anët e objektit ka dyer të cilat në pjesën e sipërme kanë gjysmëhark të punuar me gurë. Mbi dyer janë të pikturuara ikona me përmbajtje fetare. Gjithashtu, në njërën derë gjenden të gdhendur tri rrathë me motive shtazore, ndërsa në derën e dytë është i gdhendur një rreth me motive bimore. Absida nga jashtë dhe brenda ka formë gjysmë harkore. Manastiri është i ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqeror dhe është i mbuluar me kulm dy ujor, të mbuluar me tjegulla. Në oborr të manastirit gjendet edhe kambanorja dhe varrezat e fshatit. ************************************* Ne mesin e vitit 2015 ekipi i QRTK-se ka tentuar te vizitoje e te beje incizimine objketit, por prifti i kishës në fshatin Boston, edhe ai në fshatin Strazhë, kërkojnë respektimin e të njëjtave procedura, si prifti i Manastirit të Dragancës, më parë marrjen e lejes nga Episkopi i Kishës Ortodokse Serbe që të na lejohet incizimi i objekteve të tilla. Me pas ekipi takoi z. Sasha Saviq, asistent për kulturë, në Komunën e Novobërdës, i cili do te interesohet per te marre lejen per vizite dhe incizim te objekteve. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Duke pasur parasysh stilin e ndërtimit, kohën nga e cila daton (shek. XVI.), ekipi jep vlerësimin e tij se ky objekt duhet të mbesë në LTKMP.