Manastiri i Sokolicës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: Nr.v.E.R. 2304/48


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019



Historiku


Manastiri i Sokolicës gjendet në shpatet e kodrës së Sokolicës, 10 km në lindje të Zveçanit, në afërsi të Mitrovicës. Manastir i Sokolicës i është dedikuar për nderin e Virgjëreshës së Shenjtë. Supozohet se kisha e manastirit është ndërtuar në periudhën midis shekullit XIV dhe XV nga Musa /dhëndri i Car Llazarit dhe babai i vëllezërve Musiq, themeluesit të mananastrit Nova Pavlica / në mirënjohje ndaj Zotit për burimin e ujit me veti shëruese çudibërëse në afërsi të kishës së manastirit. Pothuajse asgjë nuk është e njohur për historinë e kësaj kishe. Të gjitha ndërtesat ekzistuese,përveç kishës së manastirit, i përkasin kohës së re. Në fillim të shekullit 20 në manastir ka vepruar shkolla, ndërkaq kisha ka shërbyer si kishë famullitare. Punët e Konservimit rreth restaurimit të arkitekturës janë zhvilluar në vitin 1995 / 1996. Konaku i ri është ndërtuar në vitet e tetëdhjeta të shekullit 20. Në manastir gjendet skulptura e punuar nga mermeri me figurë të Virgjëreshës me Krishtin në madhësi 106 x 67,50 cm, viteve 1312-1316 figure kjo e cila është sjellë nga manastiri i Banjës në mënyrë që të ruhet nga dëmet e pernadorise otomane. Kulti i Virgjëreshës nga manastiri Sokolicës që nga moti është shumë i respektuar në mesin e popullatës, pavarësisht nga feja. Sot, zona përreth manastirit është e banuar me popullsi ekskluzivisht shqiptare. familja e fundit serb u shpërngul në vitin 1967t. Nga viti 1956 Manastiri i Sokolicës është manastir i femrave. Sot ai është i njohur si një qendër e rëndësishme e pikturës së ikonografisë dhe afreskave



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002843


Emri: Manastiri i Sokolicës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Zveçan


Qyteti/Fshati: Boletin


Lokaliteti: Manastiri i Sokolices


Kodi Postar: 43000


Emri i rrugës: Boletin



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Hershme


Shekulli: XIV