Kompleki i Ndërtesave të Isë Boletinit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: Nr.v.E.K. 02-317/80
Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: Pakoja e Ahtisarit
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Kompleksi i kullave të Boletinëve gjendet në fshatin Boletin, në komunën e Zveçanit. Kullat si vendbanim i fortifikuar familjar i Boletinëve - u ngritën në fund të shek. XIX. Kullat e Isa Boletinit u shkatërruan tri herë përgjatë viteve 1830 – 1832, 1892, 1895 si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shek. XX, në vitin 1908 dhe 1912. Kompleksi i kullave ishte në funksion të vendbanimit të fortifikuar familjar. Kompleksi shtrihet në një terren me konfiguracion mjaft dinamik dhe joshës. Ana perëndimore e kompleksit ishte e rrethuar me mure mbrojtëse, në një terren mjaft të rrëpirët. Mungesa e murit lindor rrethues mund të shpjegohet nga arsyeja e thjeshtë se kjo pjesë e kompleksit ishte në një pjerrtësi të theksuar dhe e përshtatshme për vrojtim. Oborri i objektit është i rrethuar me mur të punuar nga gurët e gdhendur, me frënxhi si dhe me një oxhak në mur. Kompleksi përbëhet prej dy hyrjeve: Për mysafirët e jashtëm përdorej hyrja kryesore dhe tjetra është hyrja ekonomike që shpiente në oborrin ekonomik. Qasja në kompleks është mjaft interesante për shkak të organizimit të përmbajtjeve dhe koncipimit të lirë të objekteve(ekzistojnë gjurmët e ndarjes fizike të oborrit në mes këtyre dy objekteve qendrore). Në platonë e brendshme të mureve rrethuese ishin të ngritura kullat: “Oda e Burrave” dhe “Shtëpia e zjarrit”. Në oborrin e shkollës së tanishme ndodheshin objektet tjera përcjellëse (hambari, koshi, stalla e lopëve etj.) të kompleksit në fjalë e që tani ato nuk ekzistojnë më. Kulla “Shtëpia e Zjarrit” paraqitet në gjendje burimore, me kulm tre ujor dhe e mbuluar me tjegulla tradicionale-qeremidhe. Baza e kullës është katrore. Muret janë masive prej gurit. Përdhesa ka dy hyrje njëra përballë tjetrës. Hyrja kryesore ka shërbyer për komunikim me kullën “Oda e Burrave” kurse ajo ekonomike me objektet sekondare. Ekzistojnë dy lloje të hapjeve: dritaret e gurit që kanë vetëm harkun e brendshëm, dhe frenxhitë e rrumbullakëta me prerje të konit të cunguar. Dyshekllëku në fasadën perëndimore ka hapje të vogla të formuara në një bllok masiv si dhe dy dritare në fasadën jugore. Kati përbëhet prej katër kthinave, tri prej tyre janë dhoma fjetjeje, ku secila nga ato ka oxhakun e vet, kurse kthina e katërt është kthina e divanhanes. Në divanhane është edhe dyshekllëku (galeria e gurit), abdes – hanja dhe tualeti i cili nga muri verior del ancak. Konstruksioni meskatësh, ai i kulmit si dhe shkallët janë nga druri. Konstruksioni meskatësh i katit të përdhesës është krijuar ashtu që trau kryesor, i cili mbështetet në shtyllën prej druri të mbështetur në një bllok guri, shtrihet në aksin lindje – perëndim dhe trarët sekondare në pozitë tërthore renditen paralel njëra me tjetrën. E njëjta zgjidhje është edhe në konstruksionin meskatësh të katit të parë, por me renditje të kundërt. Nga kulla “Oda e Burrave” sot kanë mbetur vetëm rrënojat. Struktura e muratimit është e rregullt me përdorim të blloqeve të latuara prej gurit. Edhe pse e rrënuar në masë të madhe, vërehet hyrja në pjesën lindore dhe pozita e shkallëve po në të njëjtën anë (shkallët e brendshme njëkrahëshe). Përdhesa është një hapësinore. Në këtë hapësirë vërehen dy frenxhi të formës katërkëndëshe, kështu vijmë në konstatim se kjo hapësirë ka qenë pothuajse e mbyllur me disa vrimëza të cilat kanë pasur rolin e ajrosjes së përdhesës. Kulla “Shtëpia e Zjarrit” paraqitet në gjendje burimore. . Oda e burrave dikur e rrënuar, në mes të Luftës së I dhe II Botërore dhe kulla “Shtëpia e Zjarrit”, u konservuan dhe u restauruan gjatë vitit 2003 – 2004. Nyjet sanitare në kompleks nuk janë të kohës, pasi që u ndërtuan kur kulla “Shtëpia e zjarrit”, u shndërrua në qendër të edukimit dhe arsimit të banorëve përreth, në fillim të shekullit XX. Kompleksi është në pronësi shtetërore, andaj gjatë një periudhe kohore (shek. XX), ky kompleks në mungesë të objektit shkollor shërbeu si shkollë fillore, ndërsa në pjesën ekonomike të kompleksit u ndërtua objekti i shkollës së re. Kompleksi i kullave tani ka funksionin e muzeut ku eshte e instaluar ekspozita e cila parqet vlera të veçanta kulturo – historike për figurën e shquar të Isa Boletinit. Në vitin 2013 u ndërmorën masat emergjente nga MKRS, ndersa ne vitin 2015 u be rregullimi i varrezave per te vazhduar me daten 10.06.2015 rivarimin e eshtrave te Isa Boletinit ne shtepin e tij. Rrugëtimi i eshtrave zgjati me vite per te ciliin rrugetim flasin dokumente te shkrura dhe te digjitalizuara. Ne cdo pranvere ne Kompleks realizohen pune te mirembajtjes dhe sanimeve.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000005
Emri: Kompleki i Ndërtesave të Isë Boletinit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Mitrovicë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Zveçan
Qyteti/Fshati: Boletin
Lokaliteti: Boletin
Kodi Postar: 43000
Emri i rrugës: Fsh. Boletin
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Manastiri i Sokolicës