Kompleks banimi "Emin Gjiku" - Muzeu Etnologjik
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 953/1955
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016-2019
Historiku
Kompleksi i banimit “Emin Gjiku” gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, në verilindje të përfundimit të qendrës aktuale të qytetit, afër Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut. Ansambli “Emin Gjiku” është ndërtuar në fillim të shek. XIX dhe ishte pronë e familjes së njohur Gjinolli. Nofka e Emin Gjinollit ishte “burrë i vogël”, ose në turqisht Eminçik, që më vonë u shndërrua në Emin Gjik, prej nga edhe e merr emrin kompleksi. Kompleksi përbëhet nga dy oborre të mëdha: oborri në hyrje me stallë dhe me një ndërtesë guri dhe oborri i brendshëm në të cilin gjendet shtëpia e familjes dhe shtëpia e mysafirëve, që aktualisht i shërbejnë Muzeut Etnologjik. Ndërtesa e gurit, e rivendosur aty në vitin 1960, është e vetmja ndërtesë e mbetur nga Çarshia e Vjetër. Është ndërtesë njëkatëshe e mbuluar me kulm guri, dikur dyqan farkëtari, aktualisht qendër e artit kontemporan e quajtur “Stacion”. Oborret janë të rrethuara me mure të larta, 55 cm të trasha, të ndërtuara me qerpiçë dhe hatulla nga druri. Shtëpitë dhe stalla pasqyrojnë harmoni arkitekturale të proporcioneve dhe të elementeve. Gjatë periudhave të ndryshme kohore (gati dy shekullore), kompleksi ka pësuar ndryshime të shumta si pasojë e ndërrimit të funksionit. Por si tërësi, Kompleksi “Emin Gjiku” mbetet një ndër shembujt më të mirë të shtëpive qytetare të fillimit të shek. XIX. Kompleksi “Emin Gjiku” është pronë e Muzeut të Kosovës i cili ka për detyrë ta lehtësojë qasjen në ndërtesat e kompleksit, koleksionin, programet dhe shërbimet për të gjithë vizitorët.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003087
Emri: Kompleks banimi "Emin Gjiku" - Muzeu Etnologjik
Klasa: Ansambël
Institucioni: QRTK - Prishtinë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Prishtinë
Lokaliteti: Prishtinë
Kodi Postar: 10000
Emri i rrugës: Rr. Iliaz Agushi Nr.6
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Shatërvani i vjetër
Kompleks Banimi - "Etnoteatri"
Muzeu i Kosovës
Shkolla e parë shqipe
Xhamia e Jashar Pashës