Kompleks Banimi - "Etnoteatri"
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 29.05.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2019
Historiku
Ky kompleks banimi është ndërtuar në fund të shek. XIX dhe përbëhet nga këto ndërtesa: - Shtëpia e banimit P+K - Shtëpiae banimit P+0 - Plemja Ndërtesat janë të organizuara rreth një boshti gjatësor në një anë ose në anë tjetër të saj. Shtëpitë e kanë hyrjen e orientuar përgjatë boshtit gjatësor në drejtim të kundërt, ndërsa plemja ka hyrjen e orientuar në drejtim normal me boshtin. Shtëpia P+K në fshatin Kukaj i takon tipit të ndërtimeve të banesës me çardak të hapur, që janë ndërtuar gjatë shekujve XVIII-XIX. Shtëpia P+K është ndërtuar në shek. XIX, brenda kompleksit të banimit të familjes Hysaj, në ambient rural, dhe rrjedhimisht i takon tipit të ndërtimeve të banesave fshatare kosovare. Shtëpia është ndërtuar mbi truallin e pjerrët me ç’rast fasada e pasme është strukturuar në formë përdhese, kurse kah fasada ballore në suterren është formuar një gjysmë kat. Përdhesja e ndërtesës është ndërtuar nga gurë të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse kati me qerpiç në sistemin bodrum (me qatme). Konstruksioni i kulmit është i drurit, katërujor, i mbuluar me tjegulla argjile. Gjatë intervenimit emergjent të vitit 2012, duke e respektuar formën origjinale të kulmit, është vendosur konstruksioni i ri i kulmit me trarë nga druri i pishës dhe materiali i ripërdorur. Është ndërtuar oxhaku, shkallët që shpien në çardak dhe dyshemeja e çardakut janë rindërtuar. Në kat janë vendosur edhe dyer dhe dritare të reja nga druri. Shtëpia P+0 është e ndërtuar prej gurëve të lidhur me llaç gëlqeror. Dimensionet e bazës janë 7.60 m x 5.15 m. Në pamjen ballore ka një hajat të gjerë 1.20 m të mbuluar me kulm. Kulmi është katërujor, i mbuluar me tjegulla të reja të ngjashme me ato tradicionale rome. Plemja P+1 e ndërtuar në shek. XIX për nevoja të familjes për ruajtjen e ushqimit për kafshë. Plemja është brenda kompleksit të banimit. Përdhesja e ndërtuar prej gurëve ka shërbyer si ahur, ndërsa kati, ku është ruajtur ushqimi për kafshë, është i ndërtuar prej qatmeve. Ka kulm katërujor të mbuluar me tjegulla tradicionale rome. Ky kompleks banimi është shndërruar në teatër, dhe një pjesë e oborrit është shndërruar në amfiteatër të hapur, ku është mbajtur“Etnofesti”, një manifestim kulturor e artistik, qëllimi i të cilit është që nëpërmjet shfaqjeve teatrore, ekspozitave figurative dhe etno-performancave me karakter arkaik dhe bashkëkohor të zbulojë dhe të rinjohë vlerat etnokulturore të popullit shqiptar në Kosovë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 004080
Emri: Kompleks Banimi - "Etnoteatri"
Klasa: Ansambël
Institucioni: QRTK - Prishtinë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Prishtinë / Kukaj
Lokaliteti: Fshati Kukaj
Kodi Postar: 10000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha:
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Xhamia e Mbretit (Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, Xhamia e Madhe)

Shtëpi banimi - Muhamet Hasani

Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"

Lokaliteti Arkeologjik Neolitik 'Te arat Kovaçe' në Barilevë
Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në Bërnicë të Poshtme