Xhamia e Kaliqanit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-927


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011



Historiku


Xhamia në fshatin Kaliqa- Kaliqan, Istog Në fshatin Kaliqan të Istogut, në një vend bregor, gjendet xhamia e fshatit e ndërtuar në vitin 1871. E ndërtuar nga materiale të kombinuara është e tëra në gurë, dru dhe tullë zjarri. Por e gjithë fasada është e mbuluar me llaç nga rëra dhe gëlqerja. Portali hyrës,dritaret si dhe qoshet e xhamisë janë të realizuara nga gurët e përpunuar. Në aspektin organizativ ky objekt i ndjek “normat” e xhamive tjera me elementet e zakonshme. Xhamia e fshatit Kaliqan paraqet një rast tipik të xhamive të kësaj periudhe. Pra bëhet fjalë për një objekt me bazë drejtkëndore me dimensione 8.80m x 12.45m. Poashtu përmban edhe minaren ngjitur me fasadat e jashtme, e cila qëndron mjaft mirë e inkorporuar në bazën e objektit. Fasadat e xhamisë janë të thjeshta dhe pa ndonjë veçori apo karakteristikë. Janë të lyera me llaç dhe në to shquajnë kornizat harkore të dritareve. Në nivel të mahvilit kemi dritare drejtkëndore, përderisa në hyrje është porta me kornizë nga guri. Kulmi i objektit është katërujor me konstruksion druri, dhe i mbuluar me tjegulla tradicionale. Ndërtesa në skemën kompozicionale të saj përbëhet prej sallës së lutjeve, hajatit dhe minares, elemente këto karakteristike për këso vepra sakrale të shqiptarëve të besimit islam. Në murin ballor (përballë portës hyrëse të sallës së lutjeve) si zakonisht gjendet mihrabi si thellim në murë. Mimberi është i ndërtuar nga druri, ndërsa pjesa e mahvilit në kat ( ku arrihet përmes shkallëve të hajatit ) është e ndërtuar nga shtyllat dhe trajet e betonit. Dekorimet në brendi të xhamisë nuk ekzistojnë, ose edhe janë të mbuluara me ngjyrë. Në pjesën e jashtme të xhamisë është minarja e cila është e ngjitur për objekt. Ajo është e shkurtër dhe jo shumë elegante për nga dizajni. Qëndron mbi bazamentin me strukture guri, strukturë kjo me të cilën është ndërtuar edhe trupi i minares me formë cilindrike, i cili më pas është suvatosur me llaç, përderisa sherefeja është e rrethuar me gardh nga betoni. Minarja është e mbuluar me kupolë llamarine. Në kuadër të xhamisë janë edhe varrezat e fshatit Kaliqan. Gjatë historisë në objektin e xhamisë së Kaliçanit janë zhvilluar cermonit fetare, ku është mbajtur edhe mësimi fetar në gjuhën shqipe. Xhamia, në kuadrin e saj në të kaluarën kishte edhe mejtepin i cili sot nuk ekziston. Gjatë luftës së fundit monumenti u dogj tërësisht, ku pësuan shumë pjesë të xhamisë, si rrjedhojë kishin ngelur vetëm muret dhe minarja ishte e dëmtuar. Mirëpo pas luftës u restaurua tërësisht. Gjatë djegies monumenti ka humbur shumë nga gjendja burimore, si në interierin e brendshëm ashtu edhe në fasada, ku është mbuluar muri i ndërtuar nga guri. Xhamia e Kaliçanit bashkë me varreza, ka sipërfaqe prej 0.36.49 ari. Vazhdon të jetë në shfrytëzim të besimtarëve islamo-shqiptar.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002581


Emri: Xhamia e Kaliqanit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Istog


Qyteti/Fshati: Fshati Kaliqan


Lokaliteti: Kaliqan - Istog


Kodi Postar: 31000


Emri i rrugës: RR. " DIASPORA"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX