Trashëgimia Arkeologjike
Trashëgimia arkeologjike e Kosovës e evidentuar deri më sot daton që nga parahistoria dhe paraqet një thesar të çmuar. Dëshmitë arkeologjike pasqyrojnë gjurmë, mbetje, rrënoja dhe artefakte të civilizimeve të kaluara të popullsisë autoktone dhe të civilizimeve lindore dhe perëndimore të dokumentuara në hapësirë dhe kohë të përcaktuar. Pjesë përbërëse e këtij thesari janë dëshmitë nga periudha e neolitit, eneolitit, bronzit, hekurit, romake si dhe periudhës së antikës së vonë dhe mesjetës.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda
Lokaliteti arkeologjik Ulpiana gjendet rreth 12 km në jug-lindje të Prishtinës, (Komuna e Graçanicës, Rajoni i Prishtinës), e pozicionuar ne tokat qe sot i takojnë fshatrave të Graçanicës, Llaplla Sellës dhe Hajvalisë. Lokaliteti arkeologjik shtrihet në më pak se 1000 metra (1.8 km në vijë rrugore), në perëndim të manastirit të Graçanicës, në një rrafshinë idilike që kufizohet në veri nga lumthi Graçanka dhe në jug nga kodrat e Drenocit. Qyteti i lashtë i Ulpianës përfshinte një vendbanim të fo ...
Nekropolë Mesjetare në Graboc të Ulët
Lokaliteti arkeologjik i Grabocit të Ulët ndodhet prane vendbanimit eponim, buzë lumit Drenicë, afër 10 km në perëndim të Fushë-Kosovës. Në lagjen e Berishëve, në vendin e njohur me emrin Bahçe, fillimisht në vitin 2004 e më pas edhe në disa fushata gërmimi, janë evidentuar gjurmë të një varreze me inhumacion të kohës së mesjetës së hershme. Këtu janë evidentuar dhjetëra varre, pjesa më e madhe e të cilave ruanin skelete në gjendje të mirë, me përjashtim të dy varreve që u mungonte kafka. Orient ...
Nekropolë mesjetare në Matiqan-Bregu i Ajetit
Dikur fshati Matiqan, sot paralagje e Prishtinës, është i njohur në literaturën arkeologjike me rastin e evidentimit dhe dokumentimit të një nekropoli në pjesën e njohur si Matiqan i Poshtëm, i cili në bazë të kulturës materiale dhe kronologjisë arkeologjike datohej diku mes shekujve X-XI. Nekropoli i veçantë në fjalë dëshmon mbetjet mortore, varre në të cilat ishte varrosur popullsia autoktone e krishterë. Inventari i pasur dhe i shumëllojshëm arkeologjik spikatet nga objekte të ndryshme zbukur ...
Nekropoli i tumulave të Rogovës
Nekropoli i tumulave të Rogovës gjendet në lokacionin e njohur me emrin Fusha, rreth 4 km në juglindje të nekropolit tumular të Fshejt, në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë-Prizren. Ky kompleks nekropolesh përbëhej prej 6 tumave të ruajtura mirë dhe disa të tjera të dëmtuara. Për herë të parë është hulumtuar në vitin 1966 dhe më pas në vitet pasuese në 1973, 2005 dhe 2011. Të gjitha këto hulumtime parciale rezultuan se këtu kishte një nekropol me grup tumash që në bazë të analogjisë të material ...
Nekropoli tumular i Ponoshecit
Nekropoli tumular i Ponoshecit ndodhet në parcelat e tokave të njohur me toponimin lokal si Arëza, fare pranë përroit Labenicë. Kjo varrezë me tumula, është e grupuar në pesë tuma të evidentuara deri tani dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 5-6 ha. Tumat në përgjithësi kanë përmasa prej 12 deri në 18 m, ndërsa lartësia e tyre e ruajtur shkon deri në një metër. Gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi të zhvilluara gjatë vitit 2011 rezultuan me një koleksion të larmishëm të gjetjeve të lua ...
Nekropoli tumular Ilir i Llashticës
Nekropoli i tumulave në Llashticë gjendet rreth 10 km në verilindje të qytetit të Gjilanit, në krahun e djathtë të Moravës së Binçës, e shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të tokave punuese të fshatit Llashticë buzë maleve të Karadakut. Nekropoli përbëhet prej nëntë tumave të evidentuara, karakteristike për periudhën e vonë të hekurit si dhe ndërlidhet me vendbanimin rrafshinor të periudhës së hekurit e cila gjendet rreth 1.5 km në veri të saj, e konstatuar nga sondazhet e zhvilluara në tetor të v ...
Qyteza Parahistorike (Gradishtë) në Gadime të Epërme
Lokaliteti Gradishtë gjendet mbi një sukë në pjesën perëndimore të maleve të pasura me xehe të Zhegovcit. Ka një pozicion të përshtatshëm gjeostrategjik dhe i përket tipit të vendbanimeve kodrinore të eneolitit dhe hekurit. Ky lokalitet ndodhet në pjesën lindore të fshatit të Gadimes së Epërme. Lokaliteti kishte karakter fortifikues dhe është hulumtuar gjatë viteve 1973-1974, rezultate që dëshmuan se i takon periudhës së eneolitit (bakrit) përgjithësisht grupit kulturor Bubanj Sallkuca–Krivadoll ...
Rrënojat e vendbanimit të fortifikuar të Zatriqit
Rrënojat e vendbanimit të ngritur e të fortifikuar që nga Periudha e Hekurit e me intensitet të madh banimi posaçërisht gjatë Antikitetit të vonë e Mesjetës së hershme të ‘Gradishtës’ së Zatriqit, ndodhen në majën e kodrës së Zatriqit, me kuotë maksimale prej 1039 metër mbi nivelin e detit. Ky ‘qytet fortesë’ e tipit të vendbanimeve shumë shtresore, është ngritur në një linjë perimetrike që ndjek izoipset e terrenit duke shfrytëzuar dhe mbrojtjen natyrore që ishte integruar natyrshëm në sistemin ...
Terma - Banjo romake në Çifllak
Lokaliteti romak i Çifllakut ndodhet në afërsi të rrjedhjes së Drinit të Bardhë në krahun e majtë të saj. Hulumtimet e zhvilluara në pjesën e parë të mileniumit tonë identifikuan gjurmë të një kompleksi të termës gjegjësisht të banjos romake me përmasa shumë të mëdha, ku ndër të tjera u dokumentuan edhe pjesë të ambientit të pishinës’. Materiali i pasur arkeologjik i zbuluar këtu ka një larmi dhe tipologji të begatë të prodhimit lokal si dhe terrasigillata e importuar. Gjithashtu u zbuluan vegla ...
Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)
Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile TJERRTORJA, gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave, statu ...