Terma - Banjo romake në Çifllak
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2002
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Lokaliteti romak i Çifllakut ndodhet në afërsi të rrjedhjes së Drinit të Bardhë në krahun e majtë të saj. Hulumtimet e zhvilluara në pjesën e parë të mileniumit tonë identifikuan gjurmë të një kompleksi të termës gjegjësisht të banjos romake me përmasa shumë të mëdha, ku ndër të tjera u dokumentuan edhe pjesë të ambientit të pishinës’. Materiali i pasur arkeologjik i zbuluar këtu ka një larmi dhe tipologji të begatë të prodhimit lokal si dhe terrasigillata e importuar. Gjithashtu u zbuluan vegla pune si dhe monedha, enë qelqi, fragmente arkitektonike e artefakte të tjera të përdorimit të përditshëm. Shikuar në aspektin kronologjik, ajo datohet gjatë tërë periudhës romake të shekujve II-IV e.s. sepse këtu u konstatuan dy faza ndërtimi të kohës në fjalë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003429
Emri: Terma - Banjo romake në Çifllak
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Rahovec
Qyteti/Fshati: Çifllak
Lokaliteti: Banja Romake
Kodi Postar:
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Romake
Shekulli: II
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Mahmud Pashës
Kulla e Hajrullah Çantës
Kulla e Ismet Çemegës
Teqja Halveti
Minarja e xhamisë së fshatit Drenoc