Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1955
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile TJERRTORJA, gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave, statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Germimet arkeologjike me karakter shpetimi u zhvilluan gjate viteve (1951, 1955-56 dhe 1962). Nga gjetjet me madheshtore/ monumentale zbuluar ne kete lokalitet neolitik vecohet figurina terrakote e pagezuar me emrin Hyjnesha në Fron.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002926
Emri: Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Prishtinë
Lokaliteti: Tjerrtorja
Kodi Postar: 10000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Neolit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia
Muzeu i Kosovës
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Trafo e rrymës
Shtëpi banimi (IMMK)
Hamami i Madh