Nekropolë Mesjetare në Graboc të Ulët

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Lokaliteti arkeologjik i Grabocit të Ulët ndodhet prane vendbanimit eponim, buzë lumit Drenicë, afër 10 km në perëndim të Fushë-Kosovës. Në lagjen e Berishëve, në vendin e njohur me emrin Bahçe, fillimisht në vitin 2004 e më pas edhe në disa fushata gërmimi, janë evidentuar gjurmë të një varreze me inhumacion të kohës së mesjetës së hershme. Këtu janë evidentuar dhjetëra varre, pjesa më e madhe e të cilave ruanin skelete në gjendje të mirë, me përjashtim të dy varreve që u mungonte kafka. Orientimi i skeleteve ishte perëndim-lindje (d.m.th. koka në perëndim, kurse këmbët në lindje). Gjithashtu u mblodh edhe një material i konsiderueshëm i fragmenteve të qeramikës së glazuar mesjetare si dhe janë gjetur edhe disa fragmente të qeramikës parahistorike. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen është se inventari i varreve të kulturës arbërore përbëhet kryesisht nga stoli, armë, vegla pune, qeramikë dhe shumë më rrallë enë qelqi. Nga inventari veçohen stolitë, të cilat përbëjnë një larushi objektesh. Gjetjet më me vlerë janë unaza bronzi, byzylykë, një monedhë që kishte një vrimë (mbase është përdorur në varëse) por dhe vathë të granuluar, edhe këto prej bronzi.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000704


Emri: Nekropolë Mesjetare në Graboc të Ulët


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Fushë Kosovë


Qyteti/Fshati: Graboc i Poshtëm


Lokaliteti: Oborri i shtëpisë i Afrim Berishës


Kodi Postar: 12000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Mesjetë e Hershme


Shekulli: