Nekropoli i tumulave të Rogovës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1966
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Nekropoli i tumulave të Rogovës gjendet në lokacionin e njohur me emrin Fusha, rreth 4 km në juglindje të nekropolit tumular të Fshejt, në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë-Prizren. Ky kompleks nekropolesh përbëhej prej 6 tumave të ruajtura mirë dhe disa të tjera të dëmtuara. Për herë të parë është hulumtuar në vitin 1966 dhe më pas në vitet pasuese në 1973, 2005 dhe 2011. Të gjitha këto hulumtime parciale rezultuan se këtu kishte një nekropol me grup tumash që në bazë të analogjisë të materialit arkeologjik zbuluar këtu datohej në kohën e bronzit të mesëm (1800- 1500 p.e.s.), por vazhdon të ripër doret edhe në periudhën e hekurit të hershëm. Varret tumulare kishin një shumëllojshmëri të pasur inventari që varroseshin së bashku me të ndjerët e që sipas perceptimit të njeriut të asaj kohe, ato ishin objekte personale, qoftë armë, vegla, zbukurime dhe gjësende të tjera materiale të personit apo personave jo të zakonshëm që ishin varrosur aty.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003598
Emri: Nekropoli i tumulave të Rogovës
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Rogovë
Lokaliteti: Fusha
Kodi Postar: 50550
Emri i rrugës: Nuk ka
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Epoka e Bronzit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut
Kulla e Ibish Alisë

Muzeu Etnografik
Kulla e Ahmet Islamit
Teqja e Shejh Banit