Nekropolë mesjetare në Matiqan-Bregu i Ajetit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: E.K 02-299/67


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-Vazhdon



Historiku


Dikur fshati Matiqan, sot paralagje e Prishtinës, është i njohur në literaturën arkeologjike me rastin e evidentimit dhe dokumentimit të një nekropoli në pjesën e njohur si Matiqan i Poshtëm, i cili në bazë të kulturës materiale dhe kronologjisë arkeologjike datohej diku mes shekujve X-XI. Nekropoli i veçantë në fjalë dëshmon mbetjet mortore, varre në të cilat ishte varrosur popullsia autoktone e krishterë. Inventari i pasur dhe i shumëllojshëm arkeologjik spikatet nga objekte të ndryshme zbukuruese të bizhuterisë dekoruese femërore të cilësisë së lartë, si në punim, ashtu dhe në material, dëshmi këto të një të kaluare të begatë në këtë trevë. Punimet filigraniste në arë e argjend, me gurë dekorativë e të çmuar si dhe me motive të llojllojshme me imitime bizantine me siguri prezantojnë punimet e ndonjë punëtorie vendore, e cila flet shumë për aftësitë krijuese, artizanale e artistike të argjendarëve lokalë, por në anën tjetër edhe reflekton për një mirëqenie dhe status të lartë ekonomik e social të të ndjerëve të varrosur aty. Përveç inventarit të pasur arkeologjik që janë artefakte me vlerë të madhe të papërcaktuar, një dëshmi të madhe në aspektin e dokumentimit të antropologjisë fizike kanë ofruar mbetjet kockore (skeletore) të personave të varrosur aty.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003098


Emri: Nekropolë mesjetare në Matiqan-Bregu i Ajetit


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prishtinë


Qyteti/Fshati: Matiqan-Prishtinë


Lokaliteti: Bregu i Ajetit


Kodi Postar: 10000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Mesjetë e Hershme


Shekulli: IX