Trashëgimia Luajtshme
Trashëgimia e luajtshme arkeologjike e Kosovës është dëshmia më mirë e pasurisë sonë kulturore. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbëhet nga objektet arkeologjike të zbuluara në territorin e Kosovës. Informatat e para mbi gjetjet arkeologjike janë nga periudha ndërmjet dy luftërave botërore. Gërmimi i parë arkeologjik është kryer në një tumë të epokës së hekurit në fshatin Neprebisht të komunës së Suharekës.
Koleksionet arkeologjike të Kosovës pasurohen nga fushatat me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik, pas themelimit të Muzeut të Kosovës në vitin 1949. Gërmimi i parë arkeologjik është bërë në vitin 1951 në Kalanë e Novobërdës, për të vazhduar më tutje me shumë ekspedita të tjera. Gjatë viteve '60-'80 janë kryer shumë ekspedita me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik në shumë vendbanime dhe nekropole të periudhave të ndryshme nga neoliti e deri në mesjetën e vonë. Pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës në vitin 2002 fillon një etapë e re në fushën e kërkimeve arkeologjike si dhe të pasurimit të koleksionit arkeologjik. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbën dëshmi për jetën, kulturën dhe ekonominë e vendit. Në vazhdim, disa nga gjetjet më të rëndësishme:
Figura antropomorfe (neolit i hershëm, vendi i gjetjes: Vlashnje –Prizren), instrument muzikor-okarina (neolit i hershëm,vendi i gjetjes:Runik-Skenderaj), figurë antropomorfe e tipit "Hyjnesha në fron"(neolit i vonë, vendi i gjetjes: Barilevë,Fafos,Tjerrtore),vazo dekorative (eneolit,vendi i gjetjes: Hisar-Suharekë), sëpatë guri (bronz i hershëm,vendi i gjetjes:Ticë-Skenderaj),varëse qelibari (hekur i mesëm, vendi i gjetjes: Banjë e Pejës-Pejë), stelë funerale (vendi i gjetjes: në afërsi të Kalasë së Kamenicës), Medalioni i Probit i zbuluar në Ulpianë, llambë e bronzit e zbuluar në Ulpianë,pllakë me mbishkrim e zbuluar në Ulpianë, bust gruaje dardane punuar në mermer, e zbuluar në Kllolkot, shumë stela-gurë mbivarrorë, mbishkrime, enë, vegla pune, stoli dhe dekorime të ndryshme.
Shenim: Koleksioni Arkeologjik dhe Etnologjik i Kosoves( 676 eksponate arekologjike dhe 571 eksponate etnologjike) vazhdon te mbahet ne Serbi.
Marhamë
Marhamë- Është e endur në vek, e punuar nga pambuku dhe mëndafshi. Në dy skajet e gjërsisë së marhamës janë punuar zbukurime me qëndisje. Qëndisja është bërë me fije mëndafshi dhe fije ari, duke fituar motive të ndryshme floreale. Marhama të tilla kanë shërbyer për dekor. I përket shek shek. XX. ...
Opingat
Opinga- punoheshin krejtësisht prej lëkurës së gjedheve. Më vonë dredhat e lëkurës , aty-këtu, filluan të zëvendësohen më ,, sixhima’’ dhe kështu filluan të përdoren opingat,, me ,,përkryesa’’të cilat tipologjikisht nuk dallonin prej të parave. Deshmit më të hershme arkeologjike për opingat u perkasin shek V-IV para erës sonë dhe tregojnë se ato kanë qenë një element i kulturës ilire. Deshmi të mëvonshme janë të shek XVI në disa vepra të Onufrit. ...
Qilim
Qilim – i endur në vek prej fijeve të leshit. Është i përbëre nga tri polla të barabarta. Ka një kolorit ngjyrash të ndryshme. Në tërë siperfaqen e tij ka një ornamentik të pasur, në të cilin janë realizuar kryesisht motive të ndryshme gjeometrike. Është përdorur si shtroje për dhomë. I përket shek. XX. ...