Trashëgimia Arkitekturale
Trashëgimia arkitekturore përfshinë të gjitha veprat ndërtimore, të ngritura prej dorës së njeriut apo në proces kronologjik ato të përshtatura në mjedisin natyror, për t'u shfrytëzuar për banim dhe funksione tjera. Këto vepra në cilësinë e monumentit mund të jenë të në gjendje të shfrytëzueshme apo rrënoje. Në përgjithësi janë ato të cilat kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Ndërtesa e Shkollës Fillore në Gjuhën Shqipe
Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë – Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Stubëll e Epërme, komuna e Vitisë. Historiku i saj është më i hershëm sesa koha e emërtimit të saj dhe pikërisht është fjala për Kolegjin e Shën Lukës, i cili kishte filluar punën qysh në vitin 1584. Shkolla shqipe ka funksionuar edhe gjatë vitit 1846, vit i cili është i gravuar në brendësi të absidës mbi një lastar hardhie. Veprimtaria edukativo-arsimore si shkollë e parë shqipe e mirëfilltë është zhvilluar që nga vit ...
Ndërtesa e shkollës së mesme Ryzhdije
Shkolla e mesme Ryzhdie gjendet në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, respektivisht pranë Kompleksit të Tabahanës. Ndërtesa shtrihet në bregun jugor të Lumbardhit. Shkolla e mesme Ryzhdije u hap në vitin 1874 dhe paraqet themelimin e arsimit të ri të mesëm në Prizren. Në Ryzhdije mësimi zgjaste tri vjet, dhe krahas lëndëve me përmbajtje fetare mësoheshin edhe lëndë të reja sikurse historia, gjeografia, shkencat natyrore, matematika e fizika. Kjo mënyrë e shkollimit në Prizren u zhvillu ...
Nishani i Suziut
Suzi efendiu në Prizren ka jetuar gjatë shek. XV-të. Në anën e majtë të Lumbardhit ka ndërtuar një mezxhid (xhami pa minare), një shkollë me leximore (bibliotekë), një çeshme (krua) dhe një urë prej gurit. Kjo lagje quhet Lagjja e Suziut. Emri i poetit dhe historianit të famshëm është Muhamed-efendi i biri i Mahmudit i biri i Abdullahut me pseudonim “Poeti Suzi”. Një kohë Suziu ka qenë Kadi (Gjykatës) derisa nuk angazhohet si sekretar personal i Gazi Ali-beut Mihalogllu dhe ka marrë pjesë në l ...
Objekti i ish Depos Ushtarake Turke
Në qytetin e Gjilanit, përballë stacionit të autobusëve, gjendet ish Depoja Ushtarake Turke, më vonë spital dhe për disa vite gjykatë për kundërvajtje, ndërsa tani është duke u shfrytëzuar nga partitë politike në Gjilan, si seli e tyre. Ky ndërtim u realizua në shek. XVIII. Sipas emërtimit, ky objekt ka pasur funksion të depos ushtarake turke, e më vonë ka ndërruar dedikimin dhe në të shumtën e rasteve është përdorur për zyre të pushteteve në vazhdimësi. Objekti ka dy kate, ku çdo ambient k ...
Objekti i Kajmekamllëkut (tani objekti i muzeut rajonal )
Në qendër të qytetit të Gjilanit gjendet Objekti i Kajmekamllëkut – tani selia e kryetarit të komunës së Gjilanit. Ky ndërtim u realizua në fund të shek. XVIII. Ky objekt fillimisht ka pasur funksion të banimit, ndërsa më vonë me ndërrimin e pushteteve është shfrytëzuar si ndërtesë administrative për nevojat e zyrtarëve komunalë. Kah fundi i shek. XX kanë qenë të vendosura zyrat e Mbrojtjes Popullore Komunale të ish Jugosllavisë. Pas luftës së fundit, një kohë, në këtë objekt ka vepruar logjist ...
Objekti i shkollës së Muzikës në Gjilan (ish Saraji i Mustafë Pashës
Në qytetin e Gjilanit, përballë Atik Xhamisë, gjendet objekti i Shkollës së Muzikës, ish Saraji i Mustafë Pashës. Ky objekt është ndërtuar në vitin 1887 nga Mustafë Pasha dhe ka shërbyer për banim. Para Luftës së Dytë Botërore është blerë nga Nuredin Maliq Aga, dhe ka vazhduar të shfrytëzohet për banim. Pas Luftës së Dytë Botërore ndërtesa ka kaluar në pronësi të shtetit dhe shfrytëzohej si shkollë fillore, ndërsa sot është në pronësi të komunës dhe kryen funksionin e shkollës së ultë të muzik ...
Objekti i Teknikës Popullore
Objekti i ish -Teknikës Popullore gjendet në rrugën “Adem Jashari”, përballë postës së sotme, në qendër të Gjilanit. Është ndër objektet e pakta publike të vjetra të qytetit që ka shpëtuar ende pa u rrënuar. Ky objekt është ndërtuar nga familja e Petar Todoroviqit, në vitet 1934/35. Është e ndërtuar në dy etazhe, përdhese dhe kati i parë dhe është e mbuluar me kulm katër ujor. Fasada ballore është e trajtuar me elemente neoklasike, ku vlen të theksohet balli i epërm i cili e mbulon kulmin, dh ...
Oda e Fevzi Hoxhës
Në fshatin Cernicë, rreth 8 km në jug-perëndim të Gjilanit, gjendet Oda e Mulla Vehbiut, tani pronë e nipit të tij Fevzi Hoxhës (1932). Sipas Fevziut, oda është ndërtuar në vitin 1928, nga gjyshi i tij, mulla Vehbi Hoxha. Mjeshtër për ndërtimin e saj kanë qenë djemtë e Hysen Hoxhës. Oda ka planimetri drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar në përdhese dhe kat. Përdhesja për një kohë është shfrytëzuar si mejtep (shkollë e fshatit). Kurse në katin e parë është vendosur oda. Oda paraqet hapësirën ...
Oda e Haxhi Ahmetit
Në fshatin Remnik, 16 km në jug të Gjilanit, gjendet një kompleks i banimit fshatar që daton nga shek. XIX. Kompleksi përbëhet nga shtëpia e banimit për shfrytëzim familjar dhe oda që shfrytëzohej për pritje të mysafirëve. Kompleksi është i rrethuar me mure nga qerpiçi dhe hyrja realizohet nëpërmjet portës dykrahëshe nga druri, e cila përmban elemente metali të farkuar me teknikë tradicionale. Kompleksi është punuar nga vetë pronari Nezir Deliu, i cili ka qenë mjeshtër i njohur i drurit, dhe ë ...
Përmendore mbivarore e Emin Pashës
Emin Pasha i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit që ka jetuar gjatë shek. XVIII-XIX. Emin Pasha ishte vëllau i Mahmud Pashës; që të dy ishin djemtë e Tahir Pashës mutesarif i Prizrenit. Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë me ndërtimet të shumta si p.sh. Xhamia e Emin Pashës me medresenë, xhamia e Mamud Pashës në Kala të qytetit, sahat kullat në Mamushë dhe Rahovec dhe kulla me mulli në Pataqan dhe Mushtishtë. Në oborrin e xhamisë së Emin Pashës që gjendet ...