Oda e Haxhi Ahmetit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 08. 10. 2021



Historiku


Në fshatin Remnik, 16 km në jug të Gjilanit, gjendet një kompleks i banimit fshatar që daton nga shek. XIX. Kompleksi përbëhet nga shtëpia e banimit për shfrytëzim familjar dhe oda që shfrytëzohej për pritje të mysafirëve. Kompleksi është i rrethuar me mure nga qerpiçi dhe hyrja realizohet nëpërmjet portës dykrahëshe nga druri, e cila përmban elemente metali të farkuar me teknikë tradicionale. Kompleksi është punuar nga vetë pronari Nezir Deliu, i cili ka qenë mjeshtër i njohur i drurit, dhe është trashëguar deri më sot nga brezat e ardhshëm të familjes së tij. Oda gjendet në hyrje të oborrit. Odat shërbenin si hapësira për pritje të miqve dhe mysafirëve. Ato ndërtoheshin në kuadër të shtëpisë së banimit apo si ndërtesë e veçantë përcjellëse. Oda ka planimetri katrore, e ndërtuar nga guri dhe qerpiçi, përforcuar me trarë druri. Mbulohet me kulm katër ujor me tjegulla argjile. Hyrja në odë realizohet nëpërmjet hajatit gjysmë të hapur që është i vendosur mbi tri shtylla druri. Oda ka vetëm një hapësirë për pritjen e mysafirëve. Enterieri është i pasur me elemente të kohës kur është ndërtuar, shembull janë minderet – ulëset në tokë. Për dallim nga shtëpia e banimit që është ruajtur në gjendjen autentike, oda ka pësuar intervenime rinovuese me ç’rast ka humbur një pjesë të origjinalitetit. Historia e kësaj ode ndërlidhet me ngjarje historike dhe persona të rezistencës ndaj pushtimit jugosllav, që kanë qëndruar dhe janë strehuar në këtë odë gjatë viteve 1930-1950. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Oda e Haxhi Ahmetit. në fshatin Remnik komuna e Vitisë, përveç vjetërsisë që bartë në vete, objekti ka dhe histori të veçantë të rezistencës shqiptare. Ekipi për rivlersim të objekteve jep mendimin e tij se objekti duhet të mbetet në LTKMP. Mirëpo, duhet rinovuar.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002686


Emri: Oda e Haxhi Ahmetit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Viti


Qyteti/Fshati: Remnik


Lokaliteti: Remnik-(Viti)


Kodi Postar: 61000


Emri i rrugës: Rr. Vellezerit Ibrahimi



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX