Objekti i ish Depos Ushtarake Turke

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në qytetin e Gjilanit, përballë stacionit të autobusëve, gjendet ish Depoja Ushtarake Turke, më vonë spital dhe për disa vite gjykatë për kundërvajtje, ndërsa tani është duke u shfrytëzuar nga partitë politike në Gjilan, si seli e tyre. Ky ndërtim u realizua në shek. XVIII. Sipas emërtimit, ky objekt ka pasur funksion të depos ushtarake turke, e më vonë ka ndërruar dedikimin dhe në të shumtën e rasteve është përdorur për zyre të pushteteve në vazhdimësi. Objekti ka dy kate, ku çdo ambient ka pasur rolin e caktuar. Në kohën e ish Jugosllavisë ka qenë gjykatë për kundërvajtje. Kryesisht, objekti ruan gjendjen fillestare, pos rinovimeve në fasadë që iu kanë bërë në vazhdimësi dhe restaurimit të kulmit. Ndërtimi i takon tipit shtëpi dhe ka elemente të stilit neoklasik. Objekti është realizuar nga gurë, tulla, drunj dhe tjegulla kulmi. I takon teknikës qytetare dhe ka një arkitekturë të veçantë. Dritaret kanë formë katërkëndëshi. Edhe pse janë zëvendësuar me të reja, ato kanë ruajtur formën që kanë pasur. Dera e hyrjes, në pjesën e sipërme ka formën e gjysmëharkut. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Objekti duhet të mbetet në listën e LKTMP, pasi ruan gjendjen fillestare edhe pse ka pasur rinovimeve në fasadë, restaurimi i kulmit, dritaret janë zëvendësuar me të reja, por që kanë ruajtur formën e mëparshme.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000320


Emri: Objekti i ish Depos Ushtarake Turke


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Gjilan


Lokaliteti: Gjilan


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës: "Idriz Seferi"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII