Ndërtesa e Shkollës Fillore në Gjuhën Shqipe
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Historiku
Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë – Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Stubëll e Epërme, komuna e Vitisë. Historiku i saj është më i hershëm sesa koha e emërtimit të saj dhe pikërisht është fjala për Kolegjin e Shën Lukës, i cili kishte filluar punën qysh në vitin 1584. Shkolla shqipe ka funksionuar edhe gjatë vitit 1846, vit i cili është i gravuar në brendësi të absidës mbi një lastar hardhie. Veprimtaria edukativo-arsimore si shkollë e parë shqipe e mirëfilltë është zhvilluar që nga viti 1868 me mësues Dom Mikelin. Ndërsa nga Austro-Hungaria është zyrtarizuar në vitin 1905, po ashtu, me mësuesin Dom Mikel Tarabulluzin. Kisha e Shën Gjergjit, ndryshe e njohur si Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë është ndërtuar në terren të pjerrtë, ku formohen bodrumi dhe përdhesja. Ndërtesa është e vendosur në drejtimin perëndim – lindje dhe ka planimetri në formë të shkronjës L. Hyrja për bodrumin ku është e vendosur salla e lutjeve bëhet nga ana jugore, nëpërmes dy hyrjeve të veçanta, njëra për priftërinjtë e tjetra për besimtarët. Salla ka tri dritare në ballin jugor dhe dy të tjera në atë lindor. Absida gjendet në murin verior, pranë së cilës ndodhet edhe altari. Pranë hyrjes së parë, pra hyrjes nga hyjnë priftërinjtë, ndodhen dy libra liturgjikë: I pari është “Meshari Romak”, ndërsa i dyti është “Shenjtorët dhe Festat”. Nga hyrja e priftërinjve, salla ndahet me dy shtylla, të cilat mbajnë një mur në formë harku, ndërsa një ndarje tjetër ndërmjet altarit dhe pjesës tjetër të sallës është improvizuar me dy shtylla pa kapitel. Altari dhe tryeza e altarit janë veshur me gurë të përpunuar. Po kështu, edhe absida është e dekoruar me një friz, ngjyrash të shembullit të shamisë së Nënë Terezës. Në brendësi të absidës ndodhet një katror i gravuar në të cilin zë vend kryqi me Jezusin. Hyrja në përdhese bëhet nga porta që është në perëndim, ku gjendet edhe hajati i vendosur në tri shtylla. Vetë hajati ka një formë të gjysmërrethit, në dukje një absidë nga perëndimi. Në përdhese ndodhen disa kthina, të cilat kanë shërbyer për nxënësit si dhoma mësimi, për udhëheqësit fetarë të kishës dhe njëkohësisht udhëheqës edhe të shkollës. Ndërtesa është e ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqeror. Mbulohet me kulm dy ujor, që përcjell tërë planimetrinë. Në pjesën perëndimore është e ngritur kambanorja me bazë katrore, e mbuluar me kulm katër ujor. Fasada ka trajtim të thjeshtë linear, është e suvatuar dhe e ngjyrosur. Në oborrin e kishës është përmendorja e Don Mikel Tarabuluzit, si dhe një monument kushtuar Martirëve të Karadakut (1846-1848). Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë – Kisha e Shën Gjergjit paraqet një monument me rëndësi të veçantë historike, shoqërore e kulturore. PROPOZIM DEKLARATA E RËNDËSISË NË PËRPUTHJE ME ATRIBUTET DHE VLERAT Objekti i kishës përmbush disa nga kriteret për t’u marrë në mbrojtje të përhershme, atë historik, arkitektonik, dekorativ, sakral, ekspozues etj. Objekti ka origjinalitetin. Objekti përveç ka shërbyer gjithnjë për kryerjen e ceremonive fetare nga komuniteti katolik e fshatit më gjerë, qe nga themlimi eshte mbajtur mesimi ne gjuhen shqip, me nderprerje te kohëpaskohshme. Ndërsa ne vitin zyrtarizohet, nga Austro-Hungaria dhe Imzot Pashk Trokshi, si shkollë Shqipe, me mësuesin dom Mikel Tarabulluzit, pishtar i arsimit shqip në Kosovë. Pasi Dom Mikel Tarabulluzit, për veprimtarinë e tij atdhetare, ndiqej nga pushtuesit, pas vitit 1924 ai angazhon të vëllain, Jakë Tarabulluzin si mësues, që ta zëvendësonte në shkollë. Shkollën katërklasëshe të dom Mikelit e kanë ndjekur disa gjenerata. Është me rëndësi të veçantë të theksohet edhe fakti se dom Mikeli përdorte në shkollën e tij disa libra, që edhe sot ruhen Muzeun e Shkollës, te Kisha e Vjetër kushtuar Shën Gjergjit. Vlera historike: Ndërtesa e Shkollës Fillore në Gjuhën Shqipe, ekskluzivish, si vlerë historike është zhvillimi i mesimit ne gjuhen shqipe. Pra, historiku i saj është më i hershëm sesa koha e emërtimit të saj dhe pikërisht është fjala për Kolegjin e Shën Lukës, i cili kishte filluar punën qysh në vitin 1584. Shkolla shqipe ka funksionuar edhe gjatë vitit 1846, vit i cili është i gravuar në brendësi të absidës mbi një lastar hardhie. Veprimtaria edukativo-arsimore si shkollë e parë shqipe e mirëfilltë është zhvilluar që nga viti 1868 me mësues Dom Mikelin. Ndërsa nga Austro-Hungaria është zyrtarizuar në vitin 1905, po ashtu, me mësuesin Dom Mikel Tarabulluzin. Vlerat Artistike: Objekti është i vendosur në drejtimin perëndim – lindje. Absida është bërë në murin përballë, pra në veri, pranë së cilës ndodhet edhe altari. Pranë hyrjes së parë ndodhen dy libra liturgjik: I pari është “Meshari Romak”, ndërsa i dyti është “Shenjtorët dhe festat”. Salla ka tri dritare në ballin jugor dhe dy të tjera në atë lindor. Nga hyrja e priftërinjve, salla ndahet me dy shtylla, të cilat mbajnë një mur në formë harku, ndërsa një ndarje tjetër ndërmjet altarit dhe pjesës tjetër të sallës është improvizuar po me dy shtylla pa kapitel. Altari dhe tryeza e altarit janë veshur me gurë të përpunuar. Po kështu, edhe absida është e dekoruar me një friz, ngjyrash të shembullit të shamisë së Nënë Terezes, prandaj mendojmë se ky dekorim do duhej të jetë i vonshëm. Në brendësi të absidës ndodhet një katror i gravuar në të cilin zë vend kryqi me Jezusin. Katrori është rrethuar me dru, ndërsa mbi të është gravuar viti 1846 me një laskar të hardhisë si bazë. Kati i dytë ka edhe hajatin i vendosur në tri shtylla. Vetë hajati ka një formë të gjysmërrethit, në dukje një absidë nga perëndimi. Në oborrin e Kishës është përmendorja e Don Mikel Tarabuluzit, si dhe një monument kushtuar Martirëve të Karadakut 1846-1848. Vlerat shkencore: Objekti paraqet një dëshmi për të zhvilluar edhe studime shkencore për mënyrën e ndërtimit, materialit, statikës e qëndrueshmërisë. Po ashtu është objekt interesimi edhe sa i përket edhe nga aspekti arkitekturor, madhësisë, pikturave e elementeve tjera të veçanta të saj. Mund të themi se deri më tani ka qenë edhe objekt interesimi për studim edhe të shumë studentëve të arkitekturës si dhe të vizitorëve të shumtë. Vlerat shoqërore: Krahas këtyre vlerave të përmendura më lartë, kisha ka edhe vlera shoqërore. Ky objekt përfaqëson vendin ku tubohen një numër i madh njerëzish, sidomos vizitorë të ndryshëm, pastaj, here pas here ryhen edhe ceremoni fetare, mbahen takime letrare etj. Vlera shpirtërore: Ndërtesa e Shkollës Fillore në Gjuhën Shqipe është simbol i zhvillimit te mesimit te gjuhes shqipe, identitetit kulturore e fetar. Paraqet simbolin e identitetit shqiptar qe nga pushtimet e para Osmane, dhe konsiderohet si njëri prej monumenteve kryesore që identifikon jo vetëm komunën e Vitisë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002741
Emri: Ndërtesa e Shkollës Fillore në Gjuhën Shqipe
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjilan
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Viti
Qyteti/Fshati: Fshati Stubëll
Lokaliteti: Stubëll-(Viti)
Kodi Postar: 61000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Kisha e Shën Ndout në Binçë
Xhamia e Gërmovës
Shtëpia e Haxhi Ahmetit
Xhamia e Sllatinës së Epërme
Manastiri i Binaçit