Objekti i Kajmekamllëkut (tani objekti i muzeut rajonal )

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2005


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 08. 10. 2021



Historiku


Në qendër të qytetit të Gjilanit gjendet Objekti i Kajmekamllëkut – tani selia e kryetarit të komunës së Gjilanit. Ky ndërtim u realizua në fund të shek. XVIII. Ky objekt fillimisht ka pasur funksion të banimit, ndërsa më vonë me ndërrimin e pushteteve është shfrytëzuar si ndërtesë administrative për nevojat e zyrtarëve komunalë. Kah fundi i shek. XX kanë qenë të vendosura zyrat e Mbrojtjes Popullore Komunale të ish Jugosllavisë. Pas luftës së fundit, një kohë, në këtë objekt ka vepruar logjistika e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, kurse tani këtu është vendosur selia e kryetarit të komunës. Objekti ka dy etazhe dhe përdhesen. Ndërtimi i takon tipit shtëpi me elemente të stilit neoklasik. Ndërtimi është realizuar nga gurë, tulla, drurë dhe tjegulla kulmi dhe i takon teknikës qytetare të ndërtimit. Që nga koha e ndërtimit, objekti nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, përveç restaurimit të fasadës dhe ndërrimit të kulmit. Në katin e dytë dritaret janë katërkëndëshe, ku në pjesën e sipërme kanë një punim në formë të gjysmëharkut, ndërsa dritaret e katit të parë janë vetëm në formë katërkëndëshe. Kjo ndërtesë paraqet një shembull të veçantë të arkitekturës të dalluar nga shtëpitë e tjera të qytetit dhe ka vlerë historike të vjetërsisë. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Kjo ndërtesë paraqet një shembull të veçantë të arkitekturës të dalluar nga shtëpitë e tjera të qytetit dhe ka vlerë historike të vjetërsisë. Ekipi për rivlerësim të aseteve të Trashëgimisë Kulturore jep mendimin se ky objekt duhet të mbetet në listën e LKTMP.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000319


Emri: Objekti i Kajmekamllëkut (tani objekti i muzeut rajonal )


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Gjilan


Lokaliteti: Gjilan


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës: "Adem Jashari"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII