Nishani i Suziut
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 632/55
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Suzi efendiu në Prizren ka jetuar gjatë shek. XV-të. Në anën e majtë të Lumbardhit ka ndërtuar një mezxhid (xhami pa minare), një shkollë me leximore (bibliotekë), një çeshme (krua) dhe një urë prej gurit. Kjo lagje quhet Lagjja e Suziut. Emri i poetit dhe historianit të famshëm është Muhamed-efendi i biri i Mahmudit i biri i Abdullahut me pseudonim “Poeti Suzi”. Një kohë Suziu ka qenë Kadi (Gjykatës) derisa nuk angazhohet si sekretar personal i Gazi Ali-beut Mihalogllu dhe ka marrë pjesë në luftëra së bashku me te. Ka shkruar më se 15.ooo vargje. Ka qenë mësimdhënës në shkollën që ka themeluar. Po ashtu edhe bibliotekën e ka pasuruar me tituj të autorëve të njohur. Vdiq në vitin 1524 dhe u varros në oborrin e xhamisë në anën jug-lindore. Pranë varrit të Suziut është varri i vëllait . Guri mbivaror është i gdhendur në mermer në të cilën është mbishkrimi në gjuhën arabe në pesë rreshta me shkrimin sylys, dimenzionet 50x32cm pa zbukurime. Ka këtë përmbajtje: "Mëshirë për shpirtin e të ndjerit Suzi Zerrini Qelebi, viti hixhri 931-miladi 1524"