Objekti i shkollës së Muzikës në Gjilan (ish Saraji i Mustafë Pashës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021
Historiku
Në qytetin e Gjilanit, përballë Atik Xhamisë, gjendet objekti i Shkollës së Muzikës, ish Saraji i Mustafë Pashës. Ky objekt është ndërtuar në vitin 1887 nga Mustafë Pasha dhe ka shërbyer për banim. Para Luftës së Dytë Botërore është blerë nga Nuredin Maliq Aga, dhe ka vazhduar të shfrytëzohet për banim. Pas Luftës së Dytë Botërore ndërtesa ka kaluar në pronësi të shtetit dhe shfrytëzohej si shkollë fillore, ndërsa sot është në pronësi të komunës dhe kryen funksionin e shkollës së ultë të muzikës. Kjo ndërtesë ka vlera historike dhe arkitektonike. Paraqet një shembull të ndërtesave publike të ndërtuara në fund të shekullit XIX në Gjilan. Ndërtesa veçohet për punimin e elementeve të drurit nga mjeshtri lokal i drurit – Hajrullah Koliqi. Muret janë të punuara prej tullave të pjekura të lidhura me llaç. Ndërtesa është e formësuar në përdhese të ngritur dhe kat. Qasja në objekt realizohet nëpërmjet shkallëve të jashtme që gjenden në fasadën ballore. Fasada ballore karakterizohet me dekorime rreth dritareve të stilit neoklasik, ku dallohen format gjysmë harkore në pjesën e sipërme të hapjeve. Në vitin 2002 ndërtesa është dëmtuar nga tërmeti. Në fund të vitin 2007 kanë filluar ndërhyrjet restauruese që kanë përfunduar në fillim të vitit 2008. Me 18.05. 2021, komuna e Gjilanit pas renovimi të bërë të objektit të shkollës së muzikës, ka bërë hapjen e muzeut etnologjik. Pra, këtij objekti iu ka ndërruar destinimi. Deri në këtë kohë ka qenë duke funksionuar shkolla e muzikës, ndërsa tani është muze etnografik i qytetit të Gjilanit. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: ruan gjendjen fillestare të ndërtimit edhe pse ka pasur rinovimeve në fasadë, restaurimi i kulmit, dritaret janë zëvendësuar me të reja. Ekipi vlerëson se objekti duhet të jetë pjesë e LKTMP.