Objekti i Teknikës Popullore

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Objekti i ish -Teknikës Popullore gjendet në rrugën “Adem Jashari”, përballë postës së sotme, në qendër të Gjilanit. Është ndër objektet e pakta publike të vjetra të qytetit që ka shpëtuar ende pa u rrënuar. Ky objekt është ndërtuar nga familja e Petar Todoroviqit, në vitet 1934/35. Është e ndërtuar në dy etazhe, përdhese dhe kati i parë dhe është e mbuluar me kulm katër ujor. Fasada ballore është e trajtuar me elemente neoklasike, ku vlen të theksohet balli i epërm i cili e mbulon kulmin, dhe është i trajtuar me dekorime me forma gjeometrike harkore. Muret e jashtme të objektit janë punuar vetëm me tulla, ndërsa ato të brendshme veç tullave kanë edhe hatulla a breza prej druri si elementë konstruktivë. Një formë e këtillë e punimit të murit është quajtur bondruk. Muret e jashtme arrijnë trashësinë 35 cm. Prej periudhës kur është ndërtuar e deri më sot, ky objekt ka pasur funksione të ndryshme. Në vitin 1945 kalon në pronësi të komunës dhe shfrytëzohet si Gjykatë Komunale e qytetit. Pas ndërtimit të objektit të ri të Gjykatës së Gjilanit, kjo ndërtesë dedikohet për zhvillimin e aktiviteteve të shoqatave të qytetit. Gjatë viteve 1960 – 1970 këtu kanë vepruar: Shoqata e Gjuetarëve, e Kryqit të Kuq, e Auto Motos, Shoqata e Radioamatorëve, Shoqata e Fotografëve etj. Në vitin 1960 në këtë objekt është vendosur televizori i parë që është shikuar nga ballkoni nga ana e qytetarëve. Në vitin 1971 për herë të parë fillon transmetimin provues Radio Gjilani. Më 12 shkurt 1965 objekti është djegur dhe kanë mbetur vetëm muret e jashtme. Objekti është rinovuar në vitin 1968. Sot shfrytëzohet për mbajtjen e aktiviteteve të Shoqatës për Edukim Teknik. Kjo ndërtesë, me formën dhe funksionet e ndryshme që ka kryer, ka vlerë të madhe historike, artistike dhe shoqërore për komunitetin dhe historinë e Gjilanit. Në fund të vitit 2013, këtij objekti i është bërë një intervenim emergjent nga MKRS, ChWBe QRTK e Gjilanit Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: objekti duhet të mbetet në LTKMP. Kjo ndërtesë, me formën dhe funksionet e ndryshme që ka kryer, ka vlerë historike, artistike dhe shoqërore për komunitetin dhe historinë e Gjilanit për këtë edhe komuna është duke bërë përgatitjet e projektit për rinovim të objektit.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000321


Emri: Objekti i Teknikës Popullore


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Gjilan


Lokaliteti: Gjilan


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës: "Adem Jashari"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XX