Trashëgimia Arkitekturale
Trashëgimia arkitekturore përfshinë të gjitha veprat ndërtimore, të ngritura prej dorës së njeriut apo në proces kronologjik ato të përshtatura në mjedisin natyror, për t'u shfrytëzuar për banim dhe funksione tjera. Këto vepra në cilësinë e monumentit mund të jenë të në gjendje të shfrytëzueshme apo rrënoje. Në përgjithësi janë ato të cilat kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Mulli - Jetish Mala
Në fshatin Kopiliq i Ulët, sa i përket ndërtimeve, ende është në këmbë, por në gjendje shumë të keqe, Mulliri i Mujë Shalës. Mulliri gjendet në pjesën lindore fshatin Kopiliq i Ulët të Skenderajt, në lagjen e Malsylëve, me pronarë Mujë Shala. Mulliri u ndërtua (sipas të dhënave të pronarit), para 85 viteve, nga mjeshtrit vendor, me materiale vendore. Mulliri me ujë, me dy gurë, u ndërtua për bluarjen e drithit, për nevojat e familjes dhe komunitetit vendor. Çdoherë ka qenë në shërbim të kësaj ...
Mulli - Pronë e fshatit
Mulli - Pronë e fshatit, sipas gojëdhënave që janë përcjelle ne gjenerata, daton që nga shek. XVIII- të. Është ndërtuar për bluarjen e drithërave për nevojat e fshatit dhe ende është në funksion. Objekti është i përbërë nga dy mjedise. Ka dy mekanizma per bluarje, të cilat deri në vitin 1980 kanë qenë në një kthinë e pajisur me dy dyer. Pas viteve ‘80 në mes të dy mullinjve është ndërtuar një mur ndarës me blloqe dhe llaç çimentoje. Po në këtë periudhë është betonuar dyshemeja nga banorët e fsha ...
Mulliri i Demë Ahmetit
Mulliri i Demë Ahmetit gjendet në fshatin Reçicë, komuna e Podujevës. Qasja për në mulli bëhet nga rruga e vetme që të shpie deri te monumenti. Mulliri gjendet i pozicionuar në pjesën lindore të Kosovës. Ky mulli është i vetmi i këtij lloji në këtë rajon që ka hapësirë shumë të vogël, me dimensione 5.30 x 5.80 metra. Sipas banorëve, mulliri është ndërtuar rreth fundit të shek. XIX, por që sot nuk është funksional. Mulliri ka gurin e mbështetur në mekanizëm druri. Mekanizmi për bluarjen e drith ...
Mulliri i fshatit Mulliq
Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit). Sipas gojëdhënave të fshatarëve, ky mulli është ndërtuar në shekullin XIX, edhe pse gjendja aktuale e tij tregon se ai ka pasur disa intervenime me qëllim të ruajtjes së funksionit të tij. Meqë mulliri kryen funksionin e bluarjes së drithit me anën e gurit, ashtu siç ka qenë në formën ...
Mulliri i Hajrizit - Mulliri i Zotnisë
Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Mulliri i Zotnisë. Mullirin thuhet se e ka ndërtuar Zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Mulliri i Zotnisë ka shërbyer për bluarjen e drithërave (misër, grurë). Mulliri me dimensionet afërsisht 10x5 metra është ndërtuar nga guri ...
Mulliri i Hakiut në Verbicë të Zhegocit
Mulliri ndodhet në rrjedhën e lumit të Verbicës, i cili derdhet në lumin Sitnicë afër Lipjanit. Më saktë, ndodhet në lagjen e “Bislimajve”, pasi që fshati Verbicë është i ndarë në lagje të shpërndara, larg njëra-tjetrës. Mullirin e kishte ndërtuar Zejnullah Deliu, babai i pronarit të sotëm, Haki Deliut, në vitin 1925. Mulliri ka vetëm një kat. Është i ndërtuar me gurë të parregullt të lidhur me llaç, dritare me kornizë druri, dhe kulm me konstruksion druri të mbuluar me tjegulla të vjetra-qe ...
Mulliri i Shabanajve
Mulliri i Shabanajve – Deçan Në qendër të Deçanit gjendet një nga objektet më të vjetra të qytezës i quajtur Mulliri i Shabanajve, pronë e familjes Cacaj, i ndërtuar në shek. XIX nga mjeshtrit popullorë vendorë. Ky mulli si objekt publik shërbente për nevojat e popullatës së Deçanit dhe më gjerë për bluarjen e drithërave. Ishte ndërtim tipik agrar i shek. XIX. Objekti i takon tipit të mullinjve me ujë dhe ka vetëm një hapësirë. Pjesa që qëndronte mbi rrjedhën e lumit është e mbuluar ...
Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj
Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj-Radavc,Pejë Në fshatin Radavc të Pejës, ku buron Drini i bardhë, gjendet edhe Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj. Prania e ujit të bollshëm nga rrjedha e Drinit, dhe nevojat e banorëve për tu ushqyer ka bërë që në shek. XIX-të, të ndërtohet ky Mulli. Në saje të vlerave kulturore, historike, pozites gjeografike, monumenti paraqet rëndesi të veçant jo vetëm për familjen Berdynaj, por edhe më gjerë. Meqë është realizim i mjeshtërve popullorë me pervojë, ...
Mulliri i vjetër
Mulliri me ujë në fshatin Banjë të komunës së Malishevës është njëri nga mullinjtë e paktë që kanë mbetur në trevat tona. Data e saktë e ndërtimit të këtij mulliri nuk dihet, por supozohet të jetë ndërtuar në fund të shek. XIX. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione 5.60 m x 13.30 m dhe përbëhet prej hapësirës për bluarje dhe depos. Mulliri është objekt përdhese i ndërtuar me gurë dhe hatulla të drurit si breza horizontalë që mbajnë stabilitetin e objektit. Kulmi është dyujor, i ...
Mulliri i vjetër i familjes Buzhala
Mulliri i vjetër i familjes Buzhala gjendet në fshatin Budakovë, në lagjen“Buzhala”, komuna e Suharekës, pranë rrugës që lidh fshatin Vraniq me fshatin Buzhalë. Qasja në mulli mundësohet nga një rrugë dytësore që lidhet me rrugën kryesore të fshatit. Përballë mullirit gjenden varrezat të lagjes “Buzhala”, konkretisht pranë rrugës kryesore të fshatit. Mulliri në fjalë është monument i rëndësishëm historik sepse është pronë e familjes së Hasan Hysen Budakovës(1860-1935), bashkëluftëtar i Isë Bole ...