Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 827/2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011



Historiku


Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj-Radavc,Pejë Në fshatin Radavc të Pejës, ku buron Drini i bardhë, gjendet edhe Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj. Prania e ujit të bollshëm nga rrjedha e Drinit, dhe nevojat e banorëve për tu ushqyer ka bërë që në shek. XIX-të, të ndërtohet ky Mulli. Në saje të vlerave kulturore, historike, pozites gjeografike, monumenti paraqet rëndesi të veçant jo vetëm për familjen Berdynaj, por edhe më gjerë. Meqë është realizim i mjeshtërve popullorë me pervojë, është praktikuar teknika e ndërtimit rustika, ku qoshet janë të muratuara me gurë të latuar, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës është nga gurë jo të formësuar, llaq, gëlqere dhe dru. Ndërtesa me etazhitet P+1, ka bazë drejtkëndëshe me dimensione 6.30m x 12.60m. Me çati dy ujore të mbuluar me tjegulla tradicionale. Skema kompozicionale e përdhesës përmban hapësiren e bluarjes së drithit ku gjenden katër gurë për bluarje që funksionojnë me anë të ujit ( gjë që është karakteristike për gjithë territorin e Kosovës). Gjithashtu në hyrje në anën e djathtë është edhe Kthina e Mullixhiut. Ngjitja në kat bëhet përmes shkallëve të drurit. Ndërsa në kompozicionin planimetrik të katit ekzistojnë dy dhoma të fjetjes dhe korridori. Hapjet në fasadat e ndërtesës janë kryesisht harkore. Dera e hyrjes është nga materiali i drurit me kornizë guri. Në harqet përreth dritareve të cilat kanë kornizë druri dhe janë të mbuluara me fije metalike, evidentohen disa ndërhyrje me tulla. Mulliri përgjatë historisë pos që ka shërbyer për blurje, ka luajtur rol të madh në kohën e përpjekjeve shqiptare për ti rezistuar spastrimeve serbe, me theks në periudhën mes dy luftërave botërore. Ky monument ishte në funksion të çështjes kombëtare edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai shërbej shumë për blurjen e misrit dhe grurit e veçanarisht për ushqimin e pjestarve të UÇK-së. Pas luftës meqë ishte i granatuar nga forcat serbo-sllave, mbeti jashtë funkcionit. Megjithatë në vitin 2012 falë fondeve të Zyres së Bashkimit Evropian dhe Komunës së Pejës, implementuar nga Chwb-ja u restaurua, dhe në vitin 2013 hapësirat akomoduese të katit të parë u përuruan si pjesë e programit “Bead and breakfast”, përderisa përdhesa u rifunksionalizua dhe rifilloj bluarja e drithërave.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000806


Emri: Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Fshat Radavc


Lokaliteti: Radavc


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Radavc



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XIX